PIKANTE| Kukësi-Teuta/ “O anësor, shikoje dorën”, Martini i tërheq vëmendjen arbitrit. Gavazaj nervozohet për zëvendësimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 3, 2020 | 18:01


PIKANTE| Kukësi-Teuta/ “O anësor, shikoje dorën”, Martini i tërheq vëmendjen arbitrit. Gavazaj nervozohet për zëvendësimin

Një efektiv i policisë së rendit, para se të niste ndeshja Kukësi-Teuta, u fut në stadium dhe filmoi gjithë tribunën qendrore, aty ku rrinë personat e akredituar për të parë ndeshjen duke bërë përshtypje te të pranishmit. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet.
106495270_2251541088324559_94676014214416664_o
* Mesfushori i Teutës, Albano Aleksi, e nisi lojën me një kaskë mbrojtëse në pjesën e fytyrës për shkak të një problemi në hundë. Por, me sa duket, e bezdiste dhe nuk zgjati shumë dhe e hoqi.

* “Ngrije zërin o Gesi”, thërret një tifoz nga tribuna, duke i kërkuar trajnerit të Kukësit të bërtasë, pasi lojtarët nuk po e dëgjonin.

* Dy presidentët, Safet Gjici dhe Edmond Hasanbelliu, e ndoqën ndeshjen në shoqërinë e njëri-tjetrit në tribunën qendrore.

* “Xhimi, pse e lë të të godasë, ndërhyji që në fillim”, i thërret Shehi Gëzim Krasniqit, sa i përket goditjes së befasishme të Todorovskit, i cili për pak zuri në befasi Xhikën dhe mund të shënonte gol.
valon ethemi
* Ethemi donte të gjuante një goditje dënimi, por Shehi ia lë Rrocës, me tetovarin që mërzitet dhe e tregon me gjeste mosaprovimin.

* Në minutën e 60-të Gavazaj nervozohet pas zëvendësimit me Abazajn.

* “O anësor, po shikoje dorën mo, shikoje!” Ishte kjo britma e trajnerit të Teutës, Edi Martini, për rastin që nuk u dha penallti.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com