PIKANTE| Kukësi-Teuta/ “Jorgji, relacion për prokurorinë po bën?!”, në Elbasan tifozë nga…Japonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 20:45

PIKANTE| Kukësi-Teuta/ “Jorgji, relacion për prokurorinë po bën?!”, në Elbasan tifozë nga…Japonia

Ndeshja mes Kukësit dhe Teutës është shoqëruar me momente pikante ku të pranishëm, krahas femrave, kanë qenë edhe disa tifozë specialë. Këto dhe të tjera, i sjell “Panorama Sport” se çfarë ndodh jashtë ekranit të televizionit.
JAPONEZE
* Disa tifozë specialë nga Japonia e largët ishin të pranishëm në stadium, në shoqërinë e trajnerit-menaxher, Anxhelo Suta, të cilët panë nga afër sfidën midis Kukësit dhe Teutës.

* Orges Shehi detyrohet që të veshë një jelek portokalli, pasi ishte me bluzë të bardhë, e njëjtë me fanellat e ekipit të Teutës.

* Shkurtaj, Obanor dhe Lulaj e panë ndeshjen në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke përjetuar emocionet e sfidës nga tribuna e mediave si… gazetarë. Këto ishin tri mungesat e mëdha për trajnerin Shehi në këtë ndeshje. Nuk mungoi as prezenca e femrave.

* Farat janë të preferuarat e shqiptarëve kur shkojnë nëpër stadiume. Tribunat e “Elbasan Arena” ishin të mbushura me lëvozhgat e tyre, edhe pse të pranishëm në këtë ndeshje kanë qenë vetëm stafi i mediave dhe përfaqësues të të dyja klubeve me protokoll, por pa praninë e tifozëve të thjeshtë.

* Çyrbja ka një problem me getat, pasi në pjesën fundore të tyre janë të zeza. Nuk lejohet të hyjë në fushë pa i vendosur një ngjitëse të bardhë aty.
Aleksi Jorgji
* Në momentin që Jorgji i nxjerr të kuqin Aleksit, lojtarët e Teutës po kërkonin shpjegime dhe gjyqtari po i sqaronte. Nga tribuna ia beh dikush: “O Jorgji, relacion për prokurori po mban mo?”

* Gjici dhe Hysenbelliu e panë ndeshjen përkrah njëri-tjetrit, të shoqëruar edhe nga miku i tyre i përbashkët, presidenti i Elbasanit, Arben Laze.

* Thuajse gjatë gjithë ndeshjes, lojtarët e Teutës e lëshuan paksa gojën me ofendimet e tyre, me të sharat që dëgjoheshin në stadiumin e boshatisur dhe pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë.

* Pas kartonit të tretë të kuq të akorduar nga Jorgji për Krasniqin, nga tribuna ulërijnë: “O Enea, a u kënaqe me kartonët sot?”.

* Tabela veriore që tregon minutat dhe rezultatin në stadium ishte e prishur, pasi punonte vetëm ajo e anës jugore.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"