PIKANTE/ Kukësi shumëkombësh, mosha mesatare shkon… 23.8 vjeç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2020 | 17:15

PIKANTE/ Kukësi shumëkombësh, mosha mesatare shkon… 23.8 vjeç

Kukësi bëri plot 31 lëvizje në merkaton e verës, duke afruar 16 lojtarë, ndërsa nga skuadra u larguan 15 të tillë. Në prag të ndeshjes së parë në kampionat, “Panorama Sport” ju sjell disa kuriozitete për skuadrën që këtë sezon drejtohet nga Skënder Gega. Kukësi luan nesër ndaj Tiranës për javën e parë, ndërsa në javën e dytë kundër Partizanit, teksa për Gegën do të ishte një sfidë speciale si kundërshtar i ekipit që dy sezone më parë e shpalli kampion.
Kukesi 5-0

* Gati një formacion me pasaporta te Kukësi, veç asaj shqiptare, kosovare e maqedonase, pasi te verilindorët ka edhe zvicerane, boshnjake, gjermane, ganeze, nigeriane e braziliane. Zyrtarisht janë vetëm 4 të huaj në fakt, konkretisht boshnjaku Kenan Horiç, ganezi Godberg Kuper, nigeriani Patrik Eze dhe braziliani Mateus Leira, pasi pjesa tjetër janë me dy nënshtetësi ose në kampionatin tonë llogariten si komunitarë.

* Mosha mesatare e Kukësit është 23.8. Një ekip relativisht i ri. Lojtari më i madh në moshë është fantazisti Agim Ibraimi, pikërisht i vitlindjes 1988.

* Skuadra vlen 3.33 milionë euro, referuar “transfermarkt”. Pa emra si Teqja, Shkurtaj, Abazaj, Ethemi, Avdyli, Krasniqi, Musolli, Rroca, Obanor, Maliqi, Musta, Gavazaj etj. të larguar, tashmë kushtojnë 1.82 milionë euro më pak, në një kohë që me ta vlenin 5.15 milionë euro.
ibraimi
* Lojtari më i shtrenjtë është Agim Ibraimi, teksa vlerësohet 475 mijë euro, i ndjekur nga Besir Demiri me 75 mijë euro më pak.
Limaj
* Vesel Limaj është kapiteni më i ri në moshë në historinë e Kukësit në elitën e futbollit shqiptar. Ai është vetëm 23 vjeç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"