PIKANTE| Kukësi-Partizani/ Sherri i tifozëve të kuq me policinë për maskat, uniformat blu shoqëruan gabimisht menaxherin e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2020 | 8:32

PIKANTE| Kukësi-Partizani/ Sherri i tifozëve të kuq me policinë për maskat, uniformat blu shoqëruan gabimisht menaxherin e klubit

Takimi Kukësi-Partizani u zhvillua në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndonëse nuk lejohen tifozët në stadium për shkak të protokollit të miratuar pas shpërthimit të pandemisë “COVID-19”, një grup mbështetësish të Partizanit kishin udhëtuar drejt Shkodrës ku në mënyra alternative t’i jepnin zemër skuadrës së kuqe. Të pozicionuar në një cep të stadiumit “Loro Boriçi”, ata arritën të shijonin takimin dhe kanë shpërthyer në brohoritje në momentin e golit të shënuar nga ana e Lukas Kardozos. Ndonëse të paktë, ata janë mundur ta mbështesin sadopak ekipin e zemrës, por përfundimi i ndeshjes e ka acaruar situatën në ambientet e jashtme të stadiumit “Loro Boriçi”. Tifozët e Partizanit dhe policia e Shkodrës kanë debatuar pas përfundimit të takimit, pasi uniformat blu u kanë kërkuar llogari dy-tre ultrasve që nuk mbanin maskën. Bazuar në udhëzimin e qeverisë, uniformat blu i kanë ndaluar tifozët pa maska për t’i gjobitur.
Sherri logo

Këtu ka nisur përplasja mes palëve, ku ultrasit i kanë kundërshtuar uniformat blu, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë duke përdorur edhe dhunën. Tifozët e pabindur janë shoqëruar me furgonët e policisë në komisariatin e Shkodrës. Në këtë situatë e ka pësuar edhe menaxheri i skuadrës së Partizanit, i cili kishte hyrë për të qetësuar situatën, por policët nuk e kanë njohur dhe e kanë shoqëruar edhe atë në komisariat së bashku me katër tifozët. Pas sqarimit të situatës menaxheri i skuadrës së kuqe, Ildi Dajlani, është liruar, ndërsa tifozët kanë mbetur të ndalur për kundërshtim të uniformave blu.

Perplasja e Policise me tifozet e Partizanit (logo) on Vidnews.

ADMIR URUÇI

PJESËN E PLOTË TË MOMENTEVE TË VEÇANTA TË NDESHJES KUKËSI-PARTIZANI MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"