PIKANTE| Kukësi-Flamurtari/ Duro bëhet për puro, Sadedini nuk i ndahet Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 23:15

PIKANTE| Kukësi-Flamurtari/ Duro bëhet për puro, Sadedini nuk i ndahet Flamurtarit

Kukësi dhe Flamurtari luajtën ditën e djeshme takimin e vlefshëm për javën 11-të të Superiores, ndërkohë që “Panorama Sport” ju sjell momentet pikante nga sfida e zhvilluar në Lushnjë:

kukesi flamurtari

– Ka munguar sërish në “Roza Haxhiu” presidenti Safet Gjici. Ndërkohë, vlonjatët kryesoheshin nga administratori Sinan Idrizi, që e ndoqi ndeshjen së bashku me ish-trajnerin Dritan Sadedini.

– Rreth 200 shikues ndoqën takimin. Të gjithë në tribunën qendrore. Pjesa dërmuese ishin mbështetës të Flamurtarit.

– “Ultrasit e Kolshit” ishte e vetmja banderolë sportive në “Roza Haxhiu” e vendosur nga rreth 20 tifozë të Kukësit.

– Kukësi nuk e nis mirë lojën. Pas 5 minutash, Kristal Abazaj mbetet i dëmtuar. Merr ndihmën e mjekëve dhe në të 13-ën zëvendësohet, pasi sinjalet e para flasin për një shembje.

– Është duartrokitur nga të gjithë të pranishmit Abazaj, teksa u drejtohej dhomave të zhveshjes i dëmtuar, pas vetëm 12 minutave lojë.

– Në fund të pjesës së parë debati i futbollistëve në fushë u përcoll edhe në tribunën qendrore, ku pati përplasje verbale midis tifozëve.

– Fusha e stadiumit “Roza Haxhiu” përballoi dy ndeshje radhazi, ku pati jo pak dëmtime, në disa sektorë të saj.

– Probleme për Dashamir Xhikën në të 76-ën. Portieri heq dorezën e majtë, pas një goditjeje që mori në dorë. E megjithatë, nuk pati vend për panik, pasi e përballoi lojën.

– Në fund të ndeshjes trajneri Duro u tha gazetarëve se në Lushnjë ka pasur gjithnjë fat. Më pas ndezi një puro në pankinën ku ishte Flamurtari.

– Takim i përzemërt midis trajnerit Duro dhe sulmuesit Sukaj pas ndeshjes. Shkodrani e rrezikoi jo pak fitoren e Kukësit.

– “Roza Haxhiu” përballoi me sukses dy ndeshje në harkun e 48 orëve. Të shtunën luajti Lushnja përballë Pogradecit, ndërsa dje ishte radha e Kukësit që priti Flamurtarin. Terreni është rënduar ndjeshëm, e megjithatë pushimi i Kombëtares vjen në kohën e duhur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"