Pikante| Kastrioti-Teuta/ “Nuk prite dot, bëre gol direkt”, ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 19:30

Pikante| Kastrioti-Teuta/ “Nuk prite dot, bëre gol direkt”, ja çfarë nuk u pa në TV

Ndeshja mes Kastriotit dhe Teutës nisi me një minutë heshtje në nderim të Ramazan Rragamit, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e takimit të zhvilluar në Kamzë.

Kastrioti

* Kapiteni i Kastriotit, Sokol Neziri, përpara se skuadrat të dilnin në fushë, i sugjeroi kryesorit Cjapi se takat që ai kishte veshur nuk përshtateshin me këtë lloj terreni.

* Protesta të shumta nga vendësit për mënyrën e interpretimit të faulleve nga arbitri në momentin kur në të parën ndërhyrje, Kaina u ndëshkua me karton të verdhë.

* Mesfushori Eneid Kodra bie keq gjatë një dyluftimi dhe Aleksi shpërthen ndaj kryesorit për ndërprerjen e lojës. Gjatë lojës dhe sidomos në fund, ka tone të ashpra mesh kryesorit dhe lojtarit të durrsakëve për disa. Cjapi e fali Aleksin, duke mos e ndëshkuar.

* Ajazi shënon pas 52 sekondash në fushë dhe momenti i festimit ishte mjaft i bukur. Ajazi mban maskë për mbrojtjen e hundës, të cilën e ka thyer disa javë më parë, por pasi shënoi, e fluturoi atë. Trajneri Çela, menjëherë bëri një batutë me sulmuesin. “Po si e bëre mo, sa u fute, s’prite fare”, i tha ish-mbrojtësi për faktin që shënoi direkt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"