Pikante Kastrioti-Luftëtari/ Gjuha greke tërbon krutanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2018 | 15:19

Pikante Kastrioti-Luftëtari/ Gjuha greke tërbon krutanët

Ndeshja mes Kastriotit dhe Luftëtarit ishte mes dy ekipeve që synojnë t’i shpëtojnë zonës së rënies nga kategoria. “Panorama Sport” sjell disa nga momentet pikante gjatë takimit.

Luftëtari

* Në pushimin e ndeshjes, presidenti Tavo ka zbritur poshtë në dhomat e zhveshjes, por në korridor ka vendosur të kthehet mbrapsht. Me sa duket, kreu i bluzinjve është bërë pishman.

* Në fundin e takimit, Mziu goditi disa herë Rrocën, gjë që solli edhe irritimin e këtij të fundit me kryesorin duke kërkuar ndëshkim.

* Luftëtari fitoi, por gjatë ndeshjes pati edhe një moment keqkuptimi mes bluzinjve. Në të 40-ën, Xhekson mban më tepër sesa duhet sferën dhe Shkurtaj acarohet që rrezikoi dhe i tërhoqi vëmendjen në gjuhën greke. Kjo gjë solli irritim të tifozëve që e ofendonin si grek

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"