PIKANTE| Kastrioti-Kukësi/ Tafa shkarkon nervat, gjyqtari i shkul veshin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2021 | 23:06

PIKANTE| Kastrioti-Kukësi/ Tafa shkarkon nervat, gjyqtari i shkul veshin

Duke qenë se luhej në Kamzë, një qytet ku numri i banorëve me origjinë nga Kukësi ishte i lartë, në këtë ndeshje tarracat e ndërtesave për rreth ishin mbushur me tifozë.

169603218_2565382746940390_9000618232207232273_n

Tabela e krutanëve shfaqi probleme, por me ndërhyrjen e delegatit Sulejmani, të dyja ekipet përdorën tabelën e Kukësit. Neziri në një moment u kërkoi verilindorëve që të çoheshin, pasi për disa minuta, pati disa lojtarë të shtrirë.

Në këtë moment është portieri Tafas afro 70 metra larg, që i përgjigjet lojtarit të Kastriotit me një gjuhë fyese. Në këtë moment reagon pankina krutane, ndërsa veprimin e vuri re edhe Xhaja që sinjalizoi kryesorin, i cili i tërhoqi vëmendjen portierit mik, i cili e bënte për herë të dytë një veprim të tillë. Ndreu qëndroi në këmbë deri në momentin kur shpresonte që skuadra do të reagonte, por pas pësimit të golit të tretë, ishte Rustami ai që udhëzonte skuadrën. Rezi ishte nga lojtarët që e ndjeu shumë këtë disfatë për vetë mundësitë që iu krijuan gjatë lojës.

Sulmuesi shijakas i krutanëve edhe pas ndeshjes qëndroi disa minuta i ulur në pankinë tejet i mërzitur. Portieri i Kukësit, Tafa, një ditë përpara ndeshjes kishte humbur një person të afërm. Bëhej fjalë për gjyshin e tij, ndërsa gardiani në fund postoi edhe një mesazh në rrjetet sociale.

Ndeshja mes Kastriotit dhe Kukësit u gjykua nga një treshe arbitrash me kryesor Andi Koçin, asistent Denis Agaraj dhe Rexhino Mersini. Ndeshja në tërësi ishte e gjykuar mirë dhe nuk pati momente shumë të diskutueshme.

Të dyja skuadrat patën pretendime për faulle ose ndëshkim pas tyre me kartonë. Ama gjyqtari kryesor fali një karton të kuq, kur në pjesën e parë një lojtar i Kastriotit, Prodani ndërhyri me taka të ngritura ndaj Ibraimit në kërci. Zakonisht, në të tilla raste jepet karton i kuq, ndërsa kryesori nuk dha as karton të verdhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"