Pikante Kamza-Skënderbeu/ Presidenti Qarri nervoz, refuzon takimin me Vilën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 21:57

Pikante Kamza-Skënderbeu/ Presidenti Qarri nervoz, refuzon takimin me Vilën

-Presidenti i Kamzës, Naim Qarri, ka shpërthyer pas ndeshjes lidhur me gjykimin. “Nuk ka nevojë skuadra e Skënderbeut që ta favorizojë një arbitër. Ai është një ekip evropian, që nuk duhet kurrsesi që të kërkojë një ndihmë të tillë”, ishin fjalët e presidentit kamzali.

-Në momentin që Emiljano Vila u afrua për t’i dhënë dorën Qarrit, ky i fundit nuk e ka takuar duke i thënë: “Ke guxim edhe të më takosh. Nuk e meriton”. Ai gjithashtu nuk ka takuar as trajnerin Daja.

skenderbeuu

-Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, shpeshherë ka qenë i nervozuar me gjykimin e sidomos me Laver Allën, për vendimet e tij që sipas Ndreut ishin të njëanshme e të qëllimshme në favor të Skënderbeut. Por nuk kanë munguar edhe fjalët kundër tij, por në minutën e 39′ Alla i afrohet dhe e qetëson Ndreun.

-Në fundin e pjesës së parëm kur lojtarët po drejtoheshin për në dhomat e zhveshjes, mbrojtësi korçar i Kamzës, Erlis Frashëri, është ofenduar nga tifozët e paktë miq që ishin në stadium. Ai ka debatuar në distancë me ta dhe është dashur ndërhyrja e Policisë që situata të qetësohej.

-Në minutën e 80-të gjatë një goditjeje dënimi të dhënë në favor të Skënderbeut, gjyqtari kryesor, Alla, është i vetëm te topi dhe tifozët e Kamzës bëjnë batutë duke i thënë: “Gjuaje vetë”.

-Një grup tifozësh kamzali, nervozizmin e tyre e kanë shprehur edhe kundër trajnerit Daja në momentet që ky dilte nga pankina për të udhëzuar lojtarët e tij. Ndërsa në fund të takimit, ai ka pasur një takim me lojtarët e Kamzës.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"