PIKANTE KAMZA-PARTIZANI/ Stadiumi i mbyllur, por tifozët pushtojnë tarracat me birra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2018 | 22:49

PIKANTE KAMZA-PARTIZANI/ Stadiumi i mbyllur, por tifozët pushtojnë tarracat me birra

-Ndeshja është luajtur pa praninë e tifozëve, kjo për shkakun se klubi i Kamzës është dënuar 4 ndeshje pa tifozë, pas vendimit të disiplinës më 24 maj 2018, nga sezoni i kaluar. Por, kjo nuk i ka ndalur tifozët që të gjejnë mënyra alternative për të parë ndeshjen. Tarracat dhe ballkonet e ndërtesave përreth stadiumit të Kamzës u kthyen në tribuna për tifozët. Madje, disa prej tyre e shijuan ndeshjen edhe me nga një birrë përpara. Nga tarraca e një pallati nuk munguan edhe thirrjet e disa fëmijëve në mbështetje të Partizanit, ndonëse bëhej fjalë për një takim që luhej në Kamzë.

Capture

– Henri Okebuku dhe So Hyon Uk të Partizanit si dhe Nuredin Orelesi i Kamzës e ndoqën ndeshjen nga tribuna qendrore, ku ishin të pranishëm mediat, si dhe përfaqësuesit e dy klubeve të vendosura në tribunë VIP. -Duke qenë se luhej pa tifozë, në stadium dëgjohej çdo fjalë e thënë nga lojtarët dhe stafet në fushë. Devolli dhe Gega kanë qenë shumë impulsivë në pjesën e parë me thirrjet dhe këshillat ndaj lojtarëve. Belica, Ibrahimi dhe Kalari kanë qenë emrat më shumë të thërritur nga trajneri Gega.

-Çdo ndërprerje të lojës lojtarët e shfrytëzonin për të pirë ujë pranë vijës fundore ku gjendeshin bankinat. Braziliani Bruno Arrrabal ka qenë lojtari që i shfrytëzoi të gjitha rastet që kishin të bënin me freskimin dhe pirjen e ujit.

kamza partizani

-Në minutën e 17-të Trashi u tërheq vëmendjen shokëve të tij të ekipit: Bëhuni një çikë më agresivë!

-Në rastin e kartonit të verdhë të Telushit, Kalari përplaset me trajnerin Devolli pranë vijës anësore. Tekniku i Kamzës i thërret që të sqarohet të qetësojë mbrojtësin e kuq. Por ka qenë Gega që e ka ndalur kolegun e Kamzës, duke i thënë se merret ai me lojtarin e tij. Gega i tërheq vëmendjen Kalarit dhe e këshillon që të mos përsërisë veprime të tilla, përndryshe do ta nxirrte nga fusha.

-Në minutën e 45-të, kur jepet penallti për Kamzën, Trashi i ndodhur në mesfushë paranë pankinës, nervozohet dhe përplas një shishe uji në tokë. Ndërsa, Telushi debaton me pankinën e Kamzës dhe kryesisht trajnerin Devolli.

-Trajneri Devolli shpeshherë shfrytëzon ndërprerjet e lojës për t’u konsultuar me kapitenin Plaku, duke i shpjeguar disa skema. Ndërsa në minutën e 58-të gjirokastriti i kërkon llogari arbitrit anësor për një vendim të kryesorit Olsi Sokoli.

-Në përfundim të ndeshjes, Nuredin Orelesi ka zbritur në fushë, ku ka nisur përgatitjen me përgatitësin atletik të Kamzës, pasi dihet se nigeriani sapo u është bashkuar kamzalinjve.

A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"