Pikante/ Jashanica në tribunë, portieri Kuka shan Demten në momentin e zëvendësimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 21:04

Pikante/ Jashanica në tribunë, portieri Kuka shan Demten në momentin e zëvendësimit

Takimi i djeshëm ka qenë i pari “në shtëpi” për skuadrën krutane. Në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, Kastrioti është ndjekur nga maksimumi i kapacitetit, ndërkohë që të pranishmit kanë gjetur edhe mundësi alternative. “Panorama Sport” sjell edhe momentet pikante të takimit.

bandicam 2018-08-26 18-35-46-666

– Në prezantim bie në sy terreni në gjendje të shkëlqyer.

– Në orën 15:41 krutanët shfaqen në stadium, ndërsa priten me duartrokitje nga të pranishmit në shkallët e stadiumit.

– 16:28 Presidenti i Skënderbeut Takaj mbërrin në tribunë dhe i pari që i uron mirëseardhjen është trajneri i Ilirisë, Fatmir Sala. Kushtet e stadiumit bëjnë që presidenti i korçarëve dhe e gjithë tribuna VIP të “piqen” në diell nga temperaturat e larta. Drejtuesit e Kastriotit, me në krye presidentin Alban Vogli, u bashkohen VIP-ave në tribunë.

– Impianti është mbipopulluar teksa janë shitur 1300 bileta. Mbipopullimi i detyron ata të gjejnë zgjedhje provizore, në tarracat e shtëpive përreth dhe anash rrethimit duke çarë rrjetën.

– Në minutën e 73-të, Demte u zëvendësua nga Lulaj, ndërkohë që futbollisti i Skënderbeut, për të vonuar lojën po ecte me hap, në këtë momente, portieri i Kastriotit, Kuka, ka lëshuar një të sharë drejt Demtes. “Po dil o të q**** zezaken”, bërtiti me të madhe gardiani krutan.

– Në tribunë ishte i pranishëm edhe Bajram Jashanica, së bashku me zv.presidentin Arlind Boshku.

– Vangjeli, Bregu dhe Muzaka ishin 3 futbollistët që morën të shara të vazhdueshme nga tifozët e pranishëm në stadium.

– Në një moment kur gjyqtari Cjapi akordon faull në mesfushë për Skënderbeun, një tifoz i pranishëm në stadium është acaruar së se tepërmi duke lëshuar një shishe me ujë në vendin ku ndodhej gjyqtari i 4-t dhe zyrtarët e ndeshjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"