Pikante Iliria-Tirana/ Tifozët priten me gurë, presidenti Halili e sheh ndeshjen nga… makina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2017 | 22:55

Pikante Iliria-Tirana/ Tifozët priten me gurë, presidenti Halili e sheh ndeshjen nga… makina

Me të mbërritur në Fushë-Krujë, autobusi që transportonte “Tirona Fanatics” është sulmuar me gurë nga tifozë vendës. Kjo ka bërë që ultrasit miq të dalin nga mjeti dhe të konfliktohen për disa minuta në qendër të qytetit. Gjithçka ka ngjarë në orën 12:50.

Autobusi2

– Dëshmitarët që kanë parë këtë përleshje, tregojnë për gazetën se ka pasur edhe goditje me mjete të forta midis tifozëve. Karriget e një lokali aty pranë qendrës janë shfrytëzuar nga këta tifozë për të sulmuar njëritjetrin. Të njëjtat burime tregojnë se nga sherri ka pasur të lënduar, por lehtas sigurisht.

– Konflikti i ndodhur në qendër ka bërë që “Tirana Fanatics” të mbërrijë 10 minuta me vonesë në stadium. Me të mbërritur në “Redi Maloku”, kanë hasur në dhunën verbale të tifozëve vendës, që hera- herës i kanë sulmuar edhe me kapsolla.

– Para se të niste ndeshja, tifozët vendës, të cilët njihet që janë edhe fansa të Partizanit, kishin bërë edhe një mbishkrim në stadium për “Fanatics”-at, por me nota tejet fyese. Për këtë motiv, drejtuesit e klubit të Ilirisë e fshinë në kohë.

– Nga komisariati i Fushë-Krujës njoftohet se dhjetëra tifozë vendës, shkaktarë të këtyre akteve të dhunës, janë shoqëruar në komisariatin e qytetit.

– Kur skuadra e Tiranës mbërriti në Fushë-Krujë, autobusi i la futbollistët në rrugë. Duke qenë se rruga që të çon drejt “Redi Malokut” është e ngushtë, nuk e nxinte autobusin. Për pasojë, futbollistët bardheblu morën këmbët për rreth 400 metra. Sakaq, mjeti qëndroi për disa minuta “kryq”, duke bllokuar rrugën drejt stadiumit.

– Një kapsollë e hedhur prej tifozëve të Ilirisë “i ngriu gjakun” Ngoosë. Në momentin kur plasi, sulmuesi u hodh aq shumë, duke shkaktuar edhe të qeshura në radhët e të pranishmëve.

– Tribuna në stadium “fut ujë”. Reshjet e shiut, të cilat shoqëroheshin nga era e fortë, pothuajse lagnin çdo pjesë të saj, e në këto kushte Refik Halili e ndoqi ndeshjen nga makina e tij, jashtë rrethimit të stadiumit.

– Trajneri i Ilirisë gjatë gjithë kohës qëndroi në këmbë, krahas kritikave ndaj futbollistëve të tij në shumë raste, në një moment u dëgjua teksa i thoshte mesfushorit Berberi: “Edhe tani nuk po lu, që ke hongër tre petlla”.

– Edhe përse luhej ndaj Ilirisë, tifozët fushë-krujas ndiheshin pak “të kuq”, ndaj hera-herës dëgjohej “Baba juj osht Partizani”.

– Braziliani i Tiranës vazhdon me surpriza në 11-she. Dje la jashtë Dokën dhe Sentamunë, të cilët duket se po i ruan për Vllazninë, ndeshje që luhet të mërkurën në Shkodër për llogari të Kupës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"