PIKANTE/ “Hë mo Trasho, e sheh ç’na bëre”, Muzaka sfidon tifozët e kuq. Ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2018 | 23:03

PIKANTE/ “Hë mo Trasho, e sheh ç’na bëre”, Muzaka sfidon tifozët e kuq. Ja çfarë nuk u pa në TV

Nga sfida e Muzakës për tifozin që e ofendoi te Trashi që u ul në krah të Gegës në stol. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme.

partizani skenderbeu

* Partizani nuk bëri prapakthehu dhe e çuan deri në fund pezullimin e Lorenc Trashit. Mesfushori u gjend para ndeshjes në fushë, por i veshur me uniformë të zakonshme. Fillimisht, ai bisedoi me shokët e ekipit, por edhe me miq te skuadra korçare. Kur ekipi po bënte nxehmjen, Trashi u ul në pankinë dhe për disa minuta biseduan së bashku me trajnerin Gega, i cili me shumë mundësi do ta kthejë në formacion 26-vjeçarin që në ndeshjen me Kamzën. Para se të niste takimi, Trashi u ngjit në tribunën VIP.

* Takimi nisi me një atmosferë të bukur, gjë të cilën në kryeqytet jemi mësuar ta shikojmë vetëm në derbi.

* Skënderbeu kishte ardhur me plan të qartë për të ulur ritmin e lojës së Partizanit dhe lojtarët korçarë shpeshherë shtriheshin në fushë, duke marrë minuta. Rasti i parë nisi në minutën e 17- të ku Vangjeli pas një përplasjeje ka qëndruar rreth dy minuta i shtrirë, duke marrë ndihmën e stafit mjekësor. Tifozët e kuq e kontestuan këtë vonesë dhe kërkonin nga arbitri që ta nxirrte jashtë lojtarin dhe të merrte ndihmën e duhur. “O Enea (gjyqtari Jorgji), nxirre more jashtë, nuk kemi ardhur me pa pensionistët në fushë, por futboll. Pamje të tilla ishin të shumta gjatë ndeshjes, ku nëse llogariten në total, vonesat nga ndërprerjet e ndeshje mund të kenë qenë mbi 20 minuta.

* Duke ditur se portieri Alban Hoxha nuk ishte rikuperuar plotësisht dhe sakrifikoi dje, shpeshherë i është dashur Atandës që të tërhiqet prapa për të rivënë topin në lojë nga goditjet fundore.

* Në pushim të pjesës së parë, ish-kapiteni i Skënderbeut, tashmë trajner i Teutës, Bledi Shkëmbi, ka biseduar për disa minuta me presidentin Takaj dhe zv.presidentin Boshku në tribunën VIP ku ata ishin akomoduar.

* Pas golit të Muzakës, tifozët e kuq të inatosur filluan të hedhin sende në fushë, kryesisht shishe.

* Sa po Muzaka shënoi, një tifoz në tribunë qendrore iu drejtua Lorenc Trashit të pezulluar, që ishte në tribunën VIP: “Hë mo Trasho, e shikon çfarë na bëre? Futi tani!”

* Hedhja e sendeve në fushë ka vazhduar edhe në minutat në vijim, shishe, të cilat vinin nga të gjithë sektorët, madje breshëria e madhe shpërtheu kur gjyqtarët po hynin në tunelin për në dhomat e zhveshjes.

* Në minutat e fundit trajneri Shehi ishte shumë i nervozuar me stafin korçar, pasi po vonohej hyrja në fushë e Bruno Lulajt në vend të Nazmi Gripshit.

* Në përfundim të ndeshjes ka qenë “fair play” i vërtetë në fushë, pasi lojtarët e dy ekipeve i kanë dhënë dorën e përqafuar njëri-tjetrin.

* Një tifoz i Partizanit, i hidhëruar nga humbja ofendon nga tribuna Gjergji Muzakën, i cili po u drejtohej dhomave të zhveshjes. Ish-lojtari i Partizanit ndalet dhe e sfidon tifozin e kuq, duke i thënë: “Eja jashtë…”

* Pa ndeshjes për lojtarët korçarë kishte në dispozicion pica, ndërsa të kuqtë konsuamuan fruta.

I.Cara

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"