Pikante/ Gjici paguan picat pas ndeshjes, tifozët godasin anësorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2018 | 21:51

Pikante/ Gjici paguan picat pas ndeshjes, tifozët godasin anësorin

Gjatë ndeshjes së djeshme ka pasur edhe disa momente nervozizmi, ku nuk ka munguar as ndalimi i një prej tifozëve nga policia. “Panorama Sport” sjell momentet pikante gjatë ndeshjes.

kamza kukesi

* Balde – Dëmtimi i Baldesë ka qenë fatal dhe humb sezonin. Gjatë një dyluftimi në mesfushë me Idrizajn, ai është dëmtuar në të njëjtin vend të dëmtimit të mëparshëm dhe gjasat janë që ai do të humbë sezonin. Këtë e konfirmoi edhe vetë trajneri në fund të ndeshjes.

* Tifozët – Rreth 150 kuksianë dhe rreth 1000 kamzalinj kanë qenë ndjekësit e këtij takimi. Tifozët kuksianë kanë mbajtur gjallë atmosferën gjatë gjithë 90-minutëshit me kore në mbështetje të ekipit.

* Tribuna VIP – Në tribunën VIP nuk ka munguar presidenti i Kukësit, Safet Gjici, dhe presidenti i Kamzës, Naim Qarri, ndërsa mungonte kryebashkiaku Mziu. Në vend të tij kishte ardhur nënkryetari Qemal Çejku, një tifoz i trefishtë, Kamzës, Partizanit dhe Kukësit.

* Vapa – Ndeshja është luajtur nën rrezet e diellit dhe shpeshherë lojtarët kanë pasur etje për ujë. Për të shuar etjen, shfrytëzoheshin ndërprerjet e ndeshjes për dëmtime.

* Kale – Në momentin kur po ndërrohej lojtari i Kukësit, autor i golit, Kale, një tifoz nuk vonoi të hidhte shishen plastike në drejtim të tij. Nuk ka munguar kontestimi dhe goditja as ndaj arbitrave. Në fund, një prej tifozëve, Dorjando Myftari, pasi ka goditur me shishe arbitrin anësor është ndaluar nga policia.

* Pica për fituesit – Në momentin kur do të përfundonte ndeshja, presidenti Gjici porositi pica për lojtarët dhe banane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"