Pikante/ Futbollistët e Lushnjës dalin 2 minuta me vonesë, Canka harron tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2018 | 19:17

Pikante/ Futbollistët e Lushnjës dalin 2 minuta me vonesë, Canka harron tifozët

– Edhe pse është ndeshja e parë për këtë vit, në shkallët e stadiumit tifozët durrsak janë të paktë. Si zakonisht, tifo-grupi “djemtë e detit” janë prezent duke e mbështetur ekipin.

Lushnja

– Në 45 minutat e dyta, bregdetarët nuk duartrokitën dhe brohoritën më në shenjë solidariteti për tifozët e Lushnjës që u shoqëruan në komisariat.

– Në stadium ishte i pranishëm edhe mbrojtësi i ri i majtë, Alhasan Masahudu, i cili u bashkuar dje me bregdetarët.

– Në minutën e 32-të ndeshja u ndërpre për 2-3 minuta, për shkak të një përplasjeje të tifozëve me forcat e rendit. Si pasojë mbeti e dëmtuar edhe një efektive femër.

– Nica i tërheq vëmendjen Beqjas në disa momente duke i kujtuar se duhet të krosojë.

– Lojtarët e Lushnjës dalin 2 minuta me vonesë nga dhomat e zhveshjes. Dedja e analizoi më gjatë takimin dhe tha të mos merren me arbitrin.

Lushnja

– Canka largohet nga fusha dhe duartroket duke u drejtuar nga tifozët lushnjarë, por harron që ata nuk janë në stadium.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"