PIKANTE/ Frikë nga “kasapët” jordanezë, ja çfarë nuk u pa në televizor (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2018 | 20:41

PIKANTE/ Frikë nga “kasapët” jordanezë, ja çfarë nuk u pa në televizor (E PLOTË)

Atmosferë e vakët në “Elbasan Arena”, me diku te rreth 1200 tifozë të pranishëm për miqësoren Shqipëri-Jordani. Sfida e mbrëmshme u duk si një ndeshje e kampionatit shqiptar. Të vetmit që u munduan të ngrohnin atmosferën ishin “Tifozët Kuq e Zi”, edhe pse të paktë në numër. “Panorama Sport” sjell edhe momentet më pikante të ndeshjes.

43581255_1918392821799424_7713972155100168192_n

* Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, para se të futej në fushë për të bërë nxehmjen, bëri ritualin e faljes për të pasur edhe ndihmën e Zotit.

* Hysaj i bashkohet Dukës në vijat kufizuese të fushës për të bërë një foto. Më pas rrethohet nga Nuri e Shulku dhe bisedojnë për pak çaste.

* Te lojtarët që do të qëndronin në stol kishte një harmoni, teksa kur po bënin nxehjen, “dënonin” atë që bënte gabimin.

* Memushaj dhe Prenga përfundojnë në tribunë, por nuk ia kalojnë “keq”. Memushaj ishte i preferuari i tifozëve, të cilët i kërkonin foto dhe autografe.

* Përpara se të startonte ndeshja, ekipi i Jordanisë bëri një rreth me lojtarët dhe po vonoheshin më shumë se zakonisht. Madje, gjyqtari po bëhej gati për t’i thërritur, por në atë moment u kthyen në lojë.

* Me daljen e detyruar të Mihajt, në lojë do futej Veseli. Mirëpo, derisa të kryhej zëvendësimi, gjyqtari i katërt, Xhaja, i bëri me shenjë që duhet të mbante jelekun veshur për të mos ngatërruar arbitrat në fushë.

* Panuçi nuk i kapërdiu dot gabimet që bënin lojtarët në fushë, të cilat në pjesën e parë ishin të shumta. Shpesh ngrinte duart, pasi nuk po kuptonte veprimet e lojtarëve në fushë, sidomos në dy momente pasigurie të Berishës.

* Duke parë ndërhyrjet e ashpra të miqve, Panuçi i irrituar kthehet nga pankina e Jordanisë për t’i thënë se çfarë po bëni.

* Ambulanca largohet nga stadiumi për të dërguar në spital Mihajn. Për afro dy minuta qëndroi te dera në pritje për t’u hapur. Mbërrin në stadium më pas gjatë pjesës së dytë, ku për shumë minuta lojë nuk ishte e pranishme, por për fat të mirë s’pati dëmtime të tjera

43573269_305244676746178_4149853536617758720_n

* Futbollisti i Jordanisë, Jasen Bakhet, kishte veshur këpucë me ngjyra të ndryshme. Njëra ngjyrë blu dhe tjetra e verdhë, duke zgjedhur një modë të veçantë.

* Myrto Uzuni e festoi thirrjen dhe aktivizimin e parë në kombëtare me tifozë specialë të ardhur nga Berati. Tifozët kishin vendosur një banderolë me fotografinë e tij, duke e konsideruar si krenaria e Beratit.

* Në stadium ishte edhe sulmuesi i Anderlehtit, Kristal Abazaj, i cili në shoqërinë e familjarëve të tij e pa ndeshjen në një cep të tribunës. Abazaj u pa në stadium rreth minutës së 65-të.

abazaj stadium

* Në një moment të lojës, tifozët thërrasin në kor emrin e Etrit Berishës. Portieri kuqezi ia kthen reston me një përshëndetje me dorë.

 

VLADIMIR MEMA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"