PIKANTE| Flamurtari-Partizani/ “Solomon, makarona ke për të ngrënë sot”, çmendet Sormani. “Demat” lahen me… muzikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 23:36

PIKANTE| Flamurtari-Partizani/ “Solomon, makarona ke për të ngrënë sot”, çmendet Sormani. “Demat” lahen me… muzikë

-Shumë pak prezencë policie jashtë stadiumit. Dje mund të thuhet se ka pasur më pak se çdo herë tjetër.
104761823_1375839132610479_7613273468922058539_o
-Matja e temperaturës është bërë diçka normale. Futbollistët dhe stafet teknike kanë kaluar dje në filtrin e kontrollit shëndetësor.

-30 minuta para ndeshjes një automjet i parkuar kishte zënë rrugën e zjarrfikëses, pasi ishte parkuar përpara hyrjes.

-Një prej mbështetësve të Partizanit, që njihet me nofkën “Lake”, dje është bërë zhurmues dhe ka prishur qetësinë gjatë gjithë 90 minutave. Fillimisht e nis pa nisur ndeshja me lojtarët e Partizanit, duke i ngacmuar. “Solomon, makarona ke për të ngrënë prapë sot”. “O Trashi, krahun e majtë ku e ke!” Trashi ia kthen me gjeste. “O Çinaro, ku e ke bluzën”.

-Tri minuta para fillimit të ndeshjes, administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ngjitet në tribunë me drejtorin e Partizanit, Olsi Rama. Sapo hyjnë, ndalojnë për t’u takuar me Xhevahir Sukajn. Idrizi ulet në tribunë, ndërsa pranë kishte Sukajn e më pas i bashkohet Arbër Abilaliaj. Ndërsa drejtori Rama e ndoqi ndeshjen tre rreshta më lart.

Olsi Rama ne tribune

-Vrapi dhe Gocaj e ndjekin bashkë ndeshjen nga tribuna.

-Dy minuta lojë dhe zëvendësi italian i Sormanit ngrihet dhe i jep udhëzime Çinarit.

-Haruni me një top në zotërim. Troisi e karikon nga pankina: “Ik, ik”.

-Sormani, i qetë në minutat e para. Qëndron ulur në pankinë. 12 minuta lojë, del mjaft i acaruar duke bërtitur për një rast të humbur dhe për një rrezik pranë portës.

-15 minuta lojë, delegati Alban Tafaj shikon nga tribuna për respektimin e rregullave të distancimit social.

-Në momentin që shikon se tribuna VIP po fotografohej, Sinan Idrizi preferon të pozojë për “Panorama Sport” me dy gishtat lart.

-“Çmendet” Sormani. Del për të udhëzuar lojtarët po shkon drejt pankinës dhe fton Kalarin. Ky i fundit ngrihet dhe i flet Çinarit: “Çinar, jepi!” Ndërsa trajneri italian shikohet të ankohet se u bë me dhembje koke.

Sormani Partizani

-24 minuta lojë, për gati 1 minutë trajneri Troisi konsultohet me ndihmësin e tij Dritan Resuli.

-Në minutën e 26-të, Teqja udhëzon ekipin. “Nga krahët majtas”.

-Rreth 28 minuta lojë, lojtarët pinë ujë. Por, Qarri ka merak mos nis loja dhe i flet Luka Ramosit: “Ramos, hajde shpejt!”

-Vëzhguesi Mikel Shestani e ndjek ndeshjen nga tribuna, ndërsa zëdhënësja e Flamurtarit i jep ujë. -Pas realizimit të golit, Bitri bën me gisht nga tribuna. Duket një gol me dedikim.

-Nga tribuna qendrore përgëzojnë Moçkën për pritjet. “Bravo Moçka, bravo profesor”.

-Në përfundim të pjesës së parë, Sinan Idrizi diskuton me një nga pjesëtarët e stafit të Partizanit. “E para, të shkojnë në Kupat e Europës dhe vitin tjetër të marrin masa”.

-Vëzhguesi Shestani bisedon gjatë gjithë pushimit të pjesës së parë me dy policë bashkiakë.

-Çinari del i mërzitur nga fusha. Nuk ulet në pankinë, por i kalon nga pas dhe ulet jashtë. Nuk përmban nervat para se të ulet, gjuan stolin me grushte.

-Anësori ngatërron numrin e ndërrimit kur do të nxirrte Llanajn. Nxjerr numrin 25 në vend që të nxirrte numrin 35. E korrigjon pasi i shkon pranë një pjesëtar i stafit të Partizanit.

-Melo shfaqet duke çaluar në fund të takimit, ai ecën me vështirësi edhe në korridore. -Futbollistët e Partizanit, në “qiellin e shtatë” pas ndeshjes. Lahen me muzikë me zë të lartë.

Ermal Sika – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"