PIKANTE, FLAMURTARI-LUFTËTARI/ Batha acarohet, Mezanin e “tradhtojnë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 14:03

PIKANTE, FLAMURTARI-LUFTËTARI/ Batha acarohet, Mezanin e “tradhtojnë”

Një prani e paktë në stadium për të ndjekur ndeshjen e djeshme. As 1 mijë tifozë, të cilët më shumë bënin batuta dhe ofendonin sesa përkrahnin skuadrën vlonjate. Fitorja e fundit ndaj Kukësit sërish nuk mjaftoi që tifozët kuqezi të mbushin stadiumin. “Panorama Sport” iu sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme në Vlorë.

45807314_2288486921226817_8344007616489324544_o

* Vjehrri i trajnerit të Luftëtarit, Gentian Mezani, i cili është një tifoz i flaktë i Flamurtarit, dje ishte mes “dy zjarreve”. I ulur në tribunën qendrore e ka përmbajtur veten. I pyetur nga gazeta se cilin ekip mbështeste, ai u shpreh. “Flamurtarin patjetër. Nuk jam me armikun”. Mirëpo, përpara nisjes së ndeshjes, trajneri Mezani i kërkon vjehrrit të zbresë nga tribuna për të marrë djalin e tij.

* Sulmuesi Tomislav Bushiç ka qenë në epiqendër të kritikave nga tifozët. Nuk është kursyer madje as nga një gazetare vlonjate. “Aman edhe ky Bushiç po bën si balerinë tani”, tha ajo, duke shkaktuar ilaritet te të pranishmit.

bushic

* Tifozët e Flamurtarit në tribunë kanë vijuar me batuta ndaj ekipit të tyre, duke bërë krahasimin me sponsorët që kanë në fanella. “Ne me avionë dhe vijnë këta me kroasant të fitojnë. Ky është kulmi”.

batha-PAXP-deijE batha

* Idriz Batha del nga fusha i mërzitur pas zëvendësimit në pjesën e dytë. Në shenjë proteste lojtari nuk shkon në pankinë, nuk takon as trajnerin Daja, por drejtohet drejt dhomave të zhveshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"