PIKANTE| Flamurtari-Laçi/ Presidenti Laska shpërthen, debat me Starovën pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2019 | 22:33

PIKANTE| Flamurtari-Laçi/ Presidenti Laska shpërthen, debat me Starovën pas ndeshjes

Flamurtari-Laçi ka qenë një ndeshje çudirash. U luajt pa tifozë dhe u shënuan më shumë gola sa 4 ndeshjet e tjera të javës të mbledhura bashkë. Një barazim i hidhur sidomos për kurbinasit, aq sa ka plasur edhe debati mes Laskës dhe Starovës.

Këto edhe të tjera, kanë qenë disa nga pikantet që ka përzgjedhur “Panorama Sport” nga ky duel.

laska 1

– Shpërthen Pashk Laska. Pas ndeshjes, presidenti i Laçit ka debatuar ashpër me Sulejman Starovën. Kreu i klubi zbriti në pankinë, ndërsa aty gjeti të vetëm trajnerin dhe me tone të larta dëgjohej tek thoshte: “Ç’është kjo ndeshje? Jam shumë i zhgënjyer…”. Zëri i presidentit të kurbinasve tërhoqi vëmendjen e tribunës qendrore që ndoqi “live” debatin. “Bobi” rrinte i ulur dhe pinte cigare në momentin kur Laska fliste. Laska u largua pak metra, por u rikthye në pankinë dhe vijoi debatin. Më pas iu drejtua dhomave të zhveshjes ku nuk kurseu as lojtarët. Në dalje, u pa më shumë se i mërzitur.

70676130_497299794422521_688576428274352128_n

– Vetëm katër policë në tribunën qendrore. Dy të policisë bashkiake, një i rendit dhe shefi i policisë rrugore Rustem Plaka. Trikatër makina të policisë private ishin dje para stadiumit, por asnjë polic privat brenda.

– Duke qenë se nuk ka pasur në stadium shumë tifozë, ishte e lehtë të dëgjohen në fushë zërat e trajnerëve dhe lojtarëve. Trajneri Sadedini shpesh u tërhiqte vëmendjen lojtarëve. “Valdo, Ari, kujdes te porta. Mbylle Zeqaj”. Pak më i përmbajtur dukej Starova.

– Administratori Sinan Idrizi e ndjek ndeshjen në shoqërinë e presidentit të Laçit, Pashk Laska. Drejtori Edmond Liçaj me anëtarë të bordit në tribunë.

– Trajneri Starova i jep udhëzime Nuabuezes në minutën e 15-të te goditja e dënimit.

– Në minutën e 20-të, Moçka i tërheq vëmendjen Pjeshkës në një goditje dënimi për kundërshtarët.

– Ishin luajtur 21 minuta dhe drejtori Liçaj nga tribuna i thotë Sadedinit: “O Sade, nxirr Harunin në nxehmje”. Ndërkaq, trajneri ia aprovon mendimin me kokë.

– Në minutën e 23-të, Starova trembet nga një top që Shehu ia dërgon pranë pankinës.

– Sërish në minutën e 26- të, drejtori Liçaj i tërheq vëmendjen trajnerit Sadedini për Qarrin. “O Dritan foli Qarrit të luajë sulmues, jo mbrojtës.

– Starova “tërbohet” në të 41-ën, pas një rasti të shpërdoruar. “Teko dy metra bosh porta. Ça bëni”. Më vonë e kap edhe me Lushkjan: “O Lushkja mos hidh topin kot”.

– Bajraktareviç e ndjek nga tribuna ndeshjen i shoqëruar nga kosovari Mema, ndërsa shpesh dëgjohet të japin udhëzime për ekipin. Para ekzekutimit të penalltisë, Starova futet në pankinë dhe pi ujë.

– Në pushim të pjesës së parë, Laska zbret i mërzitur në dhomat e zhveshjes, ndërsa Idrizi qëndron në tribunë duke diskutuar me anëtarët e bordit. Në dhomat e zhveshjes së miqve ka tone të larta. Presidenti dëgjohet t’u bërtasë lojtarëve. Pas mbledhjes, presidenti i Laçit ngjitet në tribunë, njëkohësisht me daljen e skuadrave në fushë.

– Pjeshka nuk ndihet mirë dhe kërkon zëvendësimin në dhomat e zhveshjes, ndaj edhe nuk del në fushë.

– Pica në dhomat e zhveshjes së Laçit. Pas largimit të presidentit Laskaj, një zyrtar i klubit futet me pica në dhomat e zhveshjes. Asnjë lojtar nuk del nga stadiumi pa ardhur autobusi, i cili mbërriti vetëm rreth orës 18:35 minuta.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"