Pikante Flamurtari-Kukësi/ Barin e ha krimbi, Kale kërkon llogari për gjyqin dhe rrogat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 22:00

Pikante Flamurtari-Kukësi/ Barin e ha krimbi, Kale kërkon llogari për gjyqin dhe rrogat

– Fusha e Flamurtarit në gjendje të rënduar. Ditët e fundit, fushës i është hedhur ilaç për të mos u dëmtuar nga krimbi, por duket se është tejkaluar masa dhe kuqezinjtë në vend “të vinin vetullat, kanë nxjerrë sytë”, duke dëmtuar barin. Para ndeshjes, punonjësit e fushës kanë bërë provat përkatëse. Në pushim të pjesës së parë kanë kryer disa riparime. Sot pritet që të nisë puna për mbjelljen e një tjetër bari.

Capture

-Muzikë “partizanësh” në sfond, para nisjes së ndeshjes Flamurtari-Kukësi.

-Donjet Shkodra, Stivi Frashëri dhe Valon Ethemi mungojnë në 18- shen e Kukësit, duke dëshmuar kësisoj krisjen e marrëdhënieve.

-Nëse Sinan Idrizi nuk mungonte, ra në sy fakti që Safet Gjici nuk ishte. U tha që presidenti i Kukësit kishte angazhime të rëndësishme familjare, të cilat nuk e lejuan të udhëtonte në Vlorë.

flamurtari festa

-Nis me nerva që në 30 sekondat e para, Batha përplaset me Dzarian që në start pas një dyluftimi. -Zgjidhje alternative për të parë ndeshjen. Tifozë të shumtë vlonjatë u panë në ballkonet e një pallati me pamje tejet të qartë nga stadiumi “Flamurtari”. -Portat e “zverdhura”. Si Maloku, ashtu edhe Koliçi me fanella të verdha.

-Rrumbullaku largohet nga fusha para fundit dhe lë ekipin me 10 lojtarë. Goditja që mori në të 85-ën jo vetëm e gjakosi, por nuk e lejoi të vazhdonte lojën. Rezistoi vetëm 4 minuta i dëmtuar, pasi në të 89-ën iu drejtua pankinës.

Rumbu

-Shameti ankohet tek arbitri i katërt në fund dhe me siguri për kartonin e verdhë që mori për protesta në shtesë.

– Asnjë “këmbë” polici dje në fushë dhe brenda stadiumit. Policia ishte vetëm në ambientet e jashtme të impiantit. Në perimetrin afër fushës dhe pranë tribunave policia private kishte krijuar gardhe. Po ashtu edhe gjyqtarët dolën dje nga stadiumi të rrethuar nga punonjësit e sigurisë, policë privatë dhe më pas u shoqëruan nga policia.

-Rreth 2000 tifozë kanë ndjekur dhe nga afër ndeshjen mes Flamurtarit dhe Kukësit. Të gjitha tribunat ishin thuajse të mbushura. Po ashtu “Flota Kuqezi” ka mbështetur ekipin nga fillimi deri në fund të ndeshjes.

– Drejtorët e dënuar e ndoqën ndeshjen e djeshme nga tribuna. Drejtuesit e klubit, Ardi Behari dhe Ardi Ciruna, të dënuar nga Komisioni i Disiplinës sezonin e shkuar, e kanë ndjekur takimin në tribunë. Shpesh Behari është shfaqur i tensionuar, duke u tërhequr vëmendjen nga tribuna lojtarëve të veçantë.

40139851_2156982977710546_8084362541205028864_o

– Në fund të ndeshjes, futbollistët festojnë me tifozët ultras, “Flota Kuqezi”. Bashkë me lojtarët në këtë festë u bashkua edhe trajneri Ilir Daja. Daja dhe futbollistët shkuan tek ultrasit dhe festuan fitoren.

– Elton Kale e ndoqi ndeshjen e djeshme nga tribuna. Por pas përfundimit të takimit, zbriti në hollin e stadiumit dhe u pa me zyrtarë të klubit, teksa po diskutonte rreth çështjes gjyqësore dhe ku shfaqej i tensionuar. Nga ajo ç’ka mund të perceptohej, Kale po kërkonte që Kukësi të tregohej serioz dhe korrekt duke kërkuar edhe detyrimet e prapambetura.

– Flamurtari feston fitoren në dhomat e zhveshjes. Futbollistët kanë pozuar duke festuar, ndërsa të binte në sy edhe prezenca e Kalesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"