Pikante/ Era bëhet makth në Shkodër, tifozët ngacmojnë anësorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2017 | 21:48

Pikante/ Era bëhet makth në Shkodër, tifozët ngacmojnë anësorin

-Erë shumë e fortë bëhet “makth” për Tiranën në pjesën e parë. Rivëniet fundore të Ilion Likës nuk e kalojnë as mesin e fushës, për shkak se era e fortë e kthen topin mbrapsht. Menjëherë, Ze Maria dhe Egbo kanë këshilla për gardianin bardheblu. Era kthehet në disfavor të Vllaznisë gjatë pjesës së dytë.

– Ishte e 47-ta minutë kur anësori Gançi akordon një pozicion jashtë loje, por Ze Maria nuk është i bindur dhe komunikon me arbitrin e katërt.

vllaznia tirana

– “Klasikja” më e vakët. Nëse në fundin e sezonit të kaluar ishin plot 10 mijë të pranishëm në “Loro Boricci”, dje nuk i kalonin as 500 veta. Megjithatë, ata tifozë nuk ngurruar që të mbështesin ekipin shkodran.

– “Fanatics” nuk ishin të pranishëm dje. Edhe pse nuk kishte asnjë dënim për ta në transfertë, munguan në “Loro Boriçi”.

– Që pas daljes së Hoxhallarit, Kërçiku zhvendoset si mbrojtës i majtë. Me aktivizimin e Çelhakës, lojtari kthehet në krahun e tij, djathtas.

tiranavllaznia

– Gilman Lika njoftohet për zëvendësimin në të 77-ën minutë, megjithatë për të mos shpenzuar kohë, kapiteni del nga tribuna përballë dhe jo nga vendi i zakonshëm. Duke qenë se ishin edhe 13 minuta lojë, mesfushori kishte ende te shtesa.

– Nuk mungojnë as batutat e sportdashësve shkodrane në drejtim të gjyqtarit Gançi. Kur asistenti tjetër, Mahmuti, lejon Ngoonë që të vazhdojë lojën dhe Vllaznia pretendon pozicion loje, njëri prej tifozëve thotë: “Jepja të paktën një herë flamurin anësorit tjetër se ty të mbeti dora përpjetë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"