Pikante/ Elis Bakajn e “nxeh” goli i barazimit, tifozët kuksianë brohorasin për Lushnjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2017 | 20:42

Pikante/ Elis Bakajn e “nxeh” goli i barazimit, tifozët kuksianë brohorasin për Lushnjën

Numër shumë i ulët spektatorësh në “Zeqir Ymeri”. Me gjithë vendimin e klubit për ta bërë hyrjen të lirë, pa bileta, të pranishmit në tribunën përballë dhe atë pas portës numëroheshin jo më shumë 50-të, ndërkohë që në total ishin afro 500 spektatorë.

Kukesi-Lushnja

 

– Ethemi luan me maskë vetëm në 45 minutat e para, pasi në pushim të ndeshjes e ka hequr atë dhe në fraksionin e dytë ka dalë në fushë pa mbrojtëse në fytyrë.

– Elis Bakajn e “nxeh” goli i shënuar. Futbollisti kryeqytetas i ka hequr dorezat pas shënimit të golit që solli barazimin e përkohshëm.

– Kulmi ka ardhur në fund të takimit, kur pas golit të tretë të miqve, disa prej të pranishmëve në tribunën qendrore kanë brohoritur emrin e Lushnjës. Në fund, verdhejeshilët duartrokiten nga tifozët e Kukësit.

– Në fund ka pasur një mbledhje në dhomat e zhveshjes së Kukësit, e cila është shoqëruar me tone të ngritura.

Bakaj

– Lushnja ka barazuar Elis Bakajn me numrin e golave të shënuar. Kryegolashënuesi është në kuotën e tetë golave, ndërkohë që po kaq ka shënuar i gjithë ekipi verdhejeshil në 14 javë të Superiores.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"