Pikante/ Dyndje femrash në Gjirokastër, mesfushori i Luftëtarit gjeti në kokë rezultatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 17:25

Pikante/ Dyndje femrash në Gjirokastër, mesfushori i Luftëtarit gjeti në kokë rezultatin

Mbi 2000 tifozë kanë ndjekur takimin e djeshëm. Ajo që ka rënë në sy ishte se këtë herë prania e femrave i tejkaloi pritshmëritë. Politika e klubit për hyrjen e lirë të tyre në tribunën qendrore, ka bërë që dje të ishin rreth 50 femra. “Panorama Sport” sjell disa nga pikantet.

gajkask-470x254

* Presidentët e dy klubeve, Grigor Tavo dhe Pashka Laska, kanë ndjekur ndeshjen së bashku. Afër tyre ka qëndruar një mik i përbashkët si Ilir Selimi, ishkapiten i Luftëtarit dhe tani trajner i Tepelenës.

* Mesfushori i Luftëtarit, Behar Ramadani, i cili dje mungoi për shkak kartonësh, para ndeshjes tha: “Mbani shënim, fitojmë 2-1”. Pas ndeshjes, shkodrani erdhi te tribuna e gazetarëve. “Ju thashë, nuk më besuat!”.

* Në pushimin e pjesës së parë në dhomën e zhveshjes së Laçit pati tone të larta, veçanërisht nga presidenti Pashk Laska.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"