Pikante/ “Demat” nuk e nisin takimin pa tifozët, arbitri i katërt “vuan” për të markuar Starovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 23:15

Pikante/ “Demat” nuk e nisin takimin pa tifozët, arbitri i katërt “vuan” për të markuar Starovën

-Trazirat e ndodhura në derbin kryeqytetas të basketbollit në mbrëmjen e së shtunës kishte sjellë një organizim të madh nga policia e Tiranës për takimin e djeshëm mes Partizanit dhe Teutës. Para fillimit të ndeshjes, uniformat blu ndaluan disa tifozë, madje edhe adoleshentë, me akuzën: Prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Policia ishte vënë në gjueti të elementëve që nuk kishte arritur t’i ndalonte një natë më parë, ndaj për hyrjen e tifozëve në tribunën përkarshi, që përkon me sektorin e ultrasve, ishte dhënë urdhri që hyrja të ishte me kartë identiteti. Ndërsa në tribunën qendrore kërkohej vetëm bileta.

partizani teuta

-Të gjendur të papërgatitur, disa tifozë kanë shkuar te biletaria për të kthyer biletën, pasi ishte e pamundur të hyje në stadium pa kartë identiteti.

-Në momentin që dy ekipet po bëheshin gati të niste ndeshje, disa tifozë thirrën kapitenin Batha dhe i kërkuan që të ndikonin te lejimi i tifozëve në stadium edhe pa kartë identiteti. Madje, ata u lutën që të mos e nisnin ndeshjen pa tifozë.

gjyqtaret

-Kapiteni i kuq ia sqaron problemin gjyqtarit Jorgji, por ai është i mendimit që të vijojë ndeshja. Duke mos marrë zgjidhje, Batha shkon te delegati Plarent Kotherja, i cili së bashku më vëzhguesin Pjetrushi janë të mendimit që ndeshja të vijojë edhe pa tifozët. Pas kësaj zgjerohet rrethi i diskutimit, ku përfshihen edhe disa lojtarë të tjerë të Partizanit dhe stafi teknik.

Madje, më i ashpëri në diskutim ka qenë trajneri Starova, i cili i thotë delegatit se nuk është e drejtë që ekipi i tij të luajë pa tifozë. “Bobi” e quan të padrejtë vendosjen e kushtit të kartave të identitet pak para ndeshjes, ndërkohë që tribuna qendrore nuk e kishte këtë kusht. Madje, Starova në distancë, në shenjë prove, pyeti tifozët e tribunës qendrore nëse u kishin kërkuar kartë kur hynë.

partizaniteuta

-Duke parë që policia dhe zyrtarët e ndeshjes nuk po lëshonin pe, Batha kërkon ndihmën e drejtorit Olsi Rama, i cili zbret poshtë dhe diskuton me një titullar të lartë të uniformave blu. Rama merr miratimin e titullarit të policisë për të hapur dyert për tifozët, mesazh të cilin Batha e përcjell te tifozët që kishin hyrë. Tifozët brohorasin emrin e kapitenit dhe pasi nisi hyrja e tifozëve, me 13 minuta vonesë nisi ndeshja, ku gjithsesi mungoi organizimi i ultrasve të kuq. Nga Durrësi kishin mbërritur 20 ultras për të mbështetur Teutën.

-Trajneri Starova ka qenë gjatë gjithë kohës në tension dhe për shkak të gabimeve të shumta të lojtarëve të tij, por edhe të kontestimit të gjyqtarëve, disa herë gati sa nuk ka hyrë në fushë. Gjyqtari i katërt, Emirjon Sino, ka pasur shumë punë dje, pasi gjatë gjithë kohës ka qenë në markimin e Starovës për ta qetësuar dhe për të qëndruar në zonën e tij. Magani ka qenë më i qetë, madje vetëm në një rast është dëgjuar duke i kërkuar llogari me zë të lartë mbrojtësit Sykaj.

partizani

-Në minutën e 30-të, gjyqtari Sino kërkon ndihmën e kryesorit Jorgji për të këshilluar Starovën. Gjatë kohës që dy gjyqtarët sqaroheshin me trajnerin, dëgjohet thirrja e Trashit për Jorgjin: “O Enea, mbaj minutat e ndërprerjes!”.

-Në pjesën e dytë, Starova i kërkon stafit të tij që të përshpejtojnë në ndërrimin e Trashit, pasi kishte kohë që kishte kërkuar ndërrim. Ndërsa trajneri Magani nuk lejoi hyrjen në fushë të Karimit pa u gjuajtur goditja e këndit, pasi lojtari që do të dilte, Osemene, ishte shtatlartë dhe duhej shfrytë- zuar në atë moment.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"