PIKANTE| Bylis-Vllaznia/ Evitohet qiraja për stadiumin, pjesa e parë zgjat… 35 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Janar 17, 2020 | 23:08


PIKANTE| Bylis-Vllaznia/ Evitohet qiraja për stadiumin, pjesa e parë zgjat… 35 minuta

– Klubi i Turbinës është treguar “zemërgjerë”. Edhe pse një ditë më herët kishte kërkuar 300 mijë lekë të vjetër për të hapur dyert e stadiumit “Nexhip Trungu”, dje janë tërhequr. Bylis-Vllaznia është zhvilluar falas, pra pa qira. As njërit ekip dhe as tjetrit, nuk u është dashur që të fusë dorën në xhep. 

Vllaznia-Bylis

– Bylis-Vllaznia ka zgjatur 80 minuta dhe jo 90, sa jemi mësuar të ndodh rëndom. Pjesa e parë është mbyllur pas vetëm 35 minutash, pas një vendimi që kishin marrë vetë stafet teknike, për të mos ngarkuar më shumë lojtarët pas lodhjes që ka lënë minifaza dimërore.

E megjithatë, duket se Besnik Kapllanaj nuk e ka ditur dhe kjo ka bërë që “tërbohet”. Ai pasi pa orën dhe kuptoi se mungonin edhe 10 minuta, u ngrit në këmbë dhe u dëgjua teksa tha: “Ore, ça bëhet kështu…?”. Pyetje që ishte për gjyqtarët, ndaj edhe këta i shpjeguan se ishte një vendim i vetë trajnerëve. Kreu i ballshiotëve ia kthen: “Ne erdhëm nga larg për të bërë miqësore tamam, jo kështu… luani pjesën e dytë të paktën 45 minuta”.

– Kjo miqësore ka qenë e kuotuar edhe nga disa kompani të huaja. E megjithatë, fakti që u luajt 35 minuta, mund t’u ketë prishur punë edhe bastexhinjve.

– Vllaznia ka bërë një ndalesë në Cërrik, pas kthimit nga Ohri. Faza përgatitore zyrtarisht është mbyllur pas 8 ditësh dhe mes 3 miqësoreve, të cilat dy i ka fituar dhe të fundit e barazoi.

– Për Bylisin kjo ishte dyta miqësore në 48 orë. Të mërkurën luajti me Albpetrolin, ndërsa dje me Vllazninë. – Në tribunën e stadiumit “Nexhip Trungu” ka qenë i pranishëm presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj. Te Vllaznia kanë munguar drejtuesit dhe kjo për një arsye të thjeshtë, pasi ekipi ishte duke u kthyer nga Maqedonia e Veriut.

– Takimin e kanë ndjekur pak tifozë, të cilët ishin cërrikas.

– Veljko Dovedan ka provuar edhe dy brazilianë dje, të cilët njiheshin me emrat Marselo e Amar.

– Ditmar Bicaj nuk është aktivizuar dje, ndonëse ishte në stol. Ndoshta stafi teknik e ka kursyer, pasi luajti dy ditë më parë.

– Tjetër largim nga Vllaznia, klubi ka zyrtarizuar “divorcin” me Samet Ruqin. Prej ditësh ishte mbyllur bashkëpunimi, por vetëm dje lojtari ka tërhequr dokumentacionin.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com