PIKANTE| Bylis-Teuta/ 5 “ishë” në fushë, lojtari i durrsakëve nuk e pret mirë zëvendësimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2019 | 23:20

PIKANTE| Bylis-Teuta/ 5 “ishë” në fushë, lojtari i durrsakëve nuk e pret mirë zëvendësimin

– Ndeshjen e kanë ndjekur në tribunën “VIP” presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj në krah të homologut të tij, Edmond Hasabelliu. Në tribunë kanë qenë edhe specialistë futbolli nga Ballshi dhe Fieri. Nuk ka munguar edhe kryebashkiaku Agron Kapllanaj.

bylis teuta

– Tjetër debutim te Bylisi në sfidën e djeshme, Andi Hadroji, 20-vjeçari pukjan ka luajtur si titullar në vend të Frenki Ntepes.

– Tifozët ballshiotë kanë qenë më të shumtë në numër se në sfidat e tjera. Rezultatet e skuadrës dhe loja e mirë e ekipit ka bërë që dje të mbështesin idhujt e tyre për 90 minuta, e madje në fund kanë duartrokitur skuadrën për lojën e mirë. – Nuk ka ndodhur kurrë më parë, është hera e katërt që këtë sezon skuadra ballshiote merr kreun e klasifikimit, ndonëse përkohësisht.

– Hidi, Bicaj, Goxhaj, Peposhi e Ndreca janë pesë lojtarët e skuadrës së trajnerit Dovedan që kanë qenë më parë pjesë e skuadrës durrsake.

– Emiljano Vila nuk e ka pritur mirë zëvendësimin nga trajneri Shkëmbi, ai ka dalë i mërzitur nga fusha e lojës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"