PIKANTE| Bylis-Skënderbeu/ “Mos u merrni me llafe, kush e mban 10?!”, Daja u kërkon llogari lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 13:31

PIKANTE| Bylis-Skënderbeu/ “Mos u merrni me llafe, kush e mban 10?!”, Daja u kërkon llogari lojtarëve

“Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes në Ballsh.
55555555555
* Mesfushorët Bruno Dita dhe Gjergji Muzaka ishin tifozët specialë të Skënderbeut në ndeshjen e djeshme. I pari mungoi për shkak kartonësh, ndërsa i dyti ka kohë që nuk luan prej dëmtimit që pësoi vitin e kaluar. Lojtarët e Skënderbeut zunë vend në tribunën qendrore, ndërsa afër tyre ishin edhe Eridon Qardaku e Donald Mëllugja. Këta të fundit nuk luajtën në sfidën e djeshme për shkak të kartonëve.

* Në minutën e 17-të trajneri Ilir Daja ka ngritur tonet: “Boll me llafe, zbatoni detyrat dhe ruani numrin 10. Kush e markon atë?!”

* Masa mjaft strikte nga delegati Uvil Zajmi dhe vëzhguesi Prek Pjetrushi, me kontrolle të imtësishme për masat anti- “COVID 19”. Edhe në portën hyrëse të stadiumit “Adush Muça” pati kontrolle të shumta.

* Një ndërprerje e lojës prej dëmtimit të Bregut bëri që lojtarët të përfitonin një minutë kohë për të shuar etjen me ujë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"