PIKANTE| Bylis-Partizani/ Trajneri Dovedan transformohet në punëtor fushe, ndryshimi i shiritit u sjell fat ballshiotëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 22:10

PIKANTE| Bylis-Partizani/ Trajneri Dovedan transformohet në punëtor fushe, ndryshimi i shiritit u sjell fat ballshiotëve

Ndeshja nisi me një minutë heshtje dhe lojtarët mbajtën shirita të zinj në krah, në nderim të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit. 

bylis partizani

– Ndryshe nga ndeshjet e tjera, te Bylisi shiritin e kapitenit e ka mbajtur Ardit Peposhi. Në fakt, kjo ka shërbyer si hajmali, lëvizje e cila ka marrë miratimin e klubit.

– Ndryshe nga sfidat e tjera, dje në Ballsh ka pasur një numër të madh tifozësh, madje më shumë se në çdo ndeshje në këtë sezon. Një arsye ishte rëndësia e ndeshjes, por edhe fakti se vinte Partizani dhe në Ballsh ka shumë dashamirës të klubit të kuq.

– Një ndeshje me gjashtë gjyqtarë nuk gjykohej në “Adush Muça” që nga maji i 2015-ës në javën e parafundit, Bylis-Flamurtari 0-0.

Bylis-Partizaniu

– Në tribunën VIP, presidentët Besnik Kapllanaj e Gaz Demi e ndoqën ndeshjen pranë njëritjetrit. Ndeshja ka qenë mjaft emocionuese dhe presidenti Besnik Kapllanaj i ka ndjekur në këmbë 15 minutat e fundit dhe shpesh diskutoi me vëllanë e tij për minutat e mbetura.

-Në minutën e 20-të, Bicaj dëmtohet dhe portieri Hidi bën shenjë për zëvendësim. Trajneri Dovedan i ka çuditur të gjithë, pasi në vend që të merrej me zëvendësimin, transformohet në punëtor fushe duke rregulluar plisat e barit që ishin ngritur. Kjo detyroi arbitrin e katërt që t’i tërhiqte vëmendjen, ndonëse loja ishte e ndalur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"