PIKANTE| Bylis-Partizani/ Tifozi i kuq jep udhëzime nga tribuna VIP, pika e ndarë mërzit të dy trajnerët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 19:10

PIKANTE| Bylis-Partizani/ Tifozi i kuq jep udhëzime nga tribuna VIP, pika e ndarë mërzit të dy trajnerët

-Bylis-Partizani u luajt në një temperaturë disi të lartë, ndaj lojtarëve u është dashur që të shfrytëzojnë ndërprerjet e lojës për të pirë ujë. Gjyqtari kryesor Klajdi Kola e ka ndalur sfidën dy herë, duke u dhënë mundësi futbollistëve që të freskohen.

Klajdi Kola, Alban Hoxha, Valentino Murataj

-Ka pasur protesta nga stafi dhe tribuna në Ballsh në momentin që është dhënë pozicioni jashtë loje për Malçin në minutën e 68-të të ndeshjes, pasi, sipas vendësve, lojtari ka qenë në pozicion të rregullt.

-Edison Ndreca shënonte edhe në sfidën e fazës së dytë në Ballsh, por atëherë Bylisi fitoi me rezultatin 2-1, edhe në atë sfidë një “predhë” e kurbinasit e devijuar edhe nga Belica.

-Një prej tifozëve të Partizanit në tribunën “VIP” nuk është lodhur gjatë gjithë ndeshjes duke dhënë udhëzime. Madje, në fund, shikonte orën dhe drejtohej nga kryesori Klajdi Kola: “Referi, referi mbaroi”.

Tribuna e Bylisit

-15 minutat e fundit të sfidës pjesëtarët e të dyja skuadrave i kanë ndjekur me emocione në këmbë, ku patën kontestime për gjykimin.

-Jo vetëm trajneri Sormani i ulur në gjunjë në fund, por nga stafi i Partizanit janë parë që të gjithë të mos u besojnë syve me rastin e Tedi Carës në minutën e 93-të, ku dëshpërimi ka qenë i madh. Në fund të sfidës trajneri i nervozuar ka biseduar me stafin, por edhe me lojtarët që dilnin nga fusha e lojës.

Bylis-Partizani

-Mjaft i mërzitur pas sfidës trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan, ndonëse skuadra ka pasur “hemorragji” titullarësh, madje në fund mërzia dukej qartë që atij dhe ekipit i iku fitorja nga duart.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"