PIKANTE| Bylis-Kukësi/ “O Duro, do ta pësosh po i ktheve pas lojtarët”, tifozi ballshiot “paralajmëroi” barazimin me verilindorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 21:52

PIKANTE| Bylis-Kukësi/ “O Duro, do ta pësosh po i ktheve pas lojtarët”, tifozi ballshiot “paralajmëroi” barazimin me verilindorët

Ndeshja mes Bylisit dhe Kukësit ka qenë një sfidë e luftuar dhe me disa momente interesante. “Panorama Sport” sjell disa nga rastet pikante para dhe pas kësaj sfide:

bandicam 2020-02-16 15-16-12-653

* Vinsente Mercedes, braziliani i ardhur me bujë në Ballsh si goditje e merkatos së janarit nuk është aktivizuar e madje nuk ka qenë as i grumbulluar. Mercedes ka pasur fatkeqësi familjare, pasi mamaja e tij është ndarë nga jeta. Të gjithë i janë gjendur pranë, që nga presidenti Kapllanaj, trajneri dhe shokët e skuadrës që janë munguar ta qetësojnë brazilianin. Trajneri Dovedan menjëherë ndryshoi skemën e lojës, pasi braziliani e kishte të pamundur të luante.

* Edison Ndreca i dëmtuar, Beji Antoni dhe Jurgen Goxhaj e kanë ndjekur ndeshjen e djeshme si tifozë në stadiumin e Ballshit.

* Kontestime në një faull ndaj Mozones në minutën e 32-të nga Maliqi si dhe për protestën e Mustës në ndërhyrjen e Guindosë, ku është kërkuar faull për sulmuesin ballshiot. Kjo, për faktin se ishte elbasanasi qe kishte ngritur takën para se Guindo të bënte kontaktin. Por çdo kontestim brenda limiteve.

* Në minutën e 47-të, pas një dyluftimi mes lojtarëve të të dyja ekipeve, topi i bie në fytyrë anësorit Myftaraj të cilit edhe i bie kufja. Megjithatë, arbitri nuk pati probleme dhe menjëherë vijoi loja.

* Në minutat e fundit, kur lojtarët e Kukësit përpiqeshin të fitonin minuta me vonesat e lojës, një tifoz nga ballorja kur stadiumi ishte në qetësi i është drejtuar trajnerit të verilindorëve: “O Duro, e ke zakon që në pjesën e dytë i kthen mbrapa lojtarët dhe shtrihen, por do ta pësosh”. Shpëtim Duro dje ishte një-ish në këtë sfidë, pasi në sezonin 1999-2000, dy dekada më parë, ka qenë trajner në Ballsh.

bandicam 2020-02-16 16-09-06-846

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"