Pikante/ Braçe përqafon Gaz Demin pas golit të Çanit, Ibrahimi ndez tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2018 | 22:13

Pikante/ Braçe përqafon Gaz Demin pas golit të Çanit, Ibrahimi ndez tifozët

Partizani-Flamurtari u zhvillua në një terren të rënduar, për shkak të reshjeve të shumta që ranë në 24 orët e fundit. Por, fatmirësisht, nja dy orë para takimit shiu pushoi dhe u dha mundësi edhe tifozëve që të ishin në stadium. Ata që kishin marrë çadrat me vete u detyruan t’i linin te hyrja, pasi policia nuk i lejoi t’i merrnin me vete. Numri i tifozëve mbetet sërish i ulët.

-Të dy trajnerët, Shpëtim Duro dhe Klevis Dalipi, dikur bashkëpunëtorë te Partizani, por dje kundërshtarë, u takuan miqësisht para ndeshjes.

partizani cani

-Para ndeshjes Drejtori i Përgjithshëm i të kuqve, Olsi Rama, ka takuar veçanërisht Sinan Idrizin në tribunën VIP.

-Të pranishëm në këtë takim ishin edhe shumë lojtarë shqiptarë që luajnë në kampionatin maqedonas. Mbizotëronin lojtarët e Shkëndijës së Tetovës me Ferhan Hasanin, Ardian Cuculin dhe Olsi Teqjan. I pranishëm ishte edhe Gëzim Krasniqi, që në janar kaloi nga Partizani te Rabotniçki. Krasniqi e pa ndeshjen nga tribuna nën shoqërinë e mbrojtësit të Flamurtarit, Ditmar Bicaj, një tjetër “ish”, që ishte i pezulluar për këtë takim. Cuculi që ka qenë pjesë e të kuqve nën drejtimin e Shpëtim Duros, është takuar përzemërsisht me gjithë drejtuesit e Partizanit.

-Të dy trajnerët e kanë ndjekur takimin në pistën e stadiumit, ku Duro shpeshherë rrinte i përkulur. Duro ka qenë më i nervozuar në udhëzime, ku shpeshherë ka bërtitur ndaj Veliut dhe Mustës, për gabimet në mbrojtje, por edhe ndaj të tjerëve.

brace demi

-Labinot Ibrahimi ka bërë disa veprime të bukura gjatë ndeshjes së djeshme, gjë e cila ka bërë që tifozët të thërrisnin emrin e tij. Duartrokitje ka pasur edhe në momentin e zëvendësimeve, ku Asani dhe Mala dolën nga fusha.

-Goli i Çanit i ka gëzuar pamasë të pranishmit, ku pa dyshim shpërthime ka pasur edhe në tribunën VIP, ku nuk ka munguar përqafimi i deputetit Erjon Brace me presidentin Gaz Demi.

cuculi partizani

duro dalipi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"