Pikante/ Batuta e ngacmime në Durrës, tifozët protagonistë. Çyrbja replikon me tribunën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2018 | 20:28

Pikante/ Batuta e ngacmime në Durrës, tifozët protagonistë. Çyrbja replikon me tribunën

Tifogrupi “Djemtë e Detit” rikthehen në stadium, megjithatë qëndrojnë pasiv gjatë gjithë takimit, nuk munguan as tifozët e ardhur nga Laçi.

– Gentian Begeja ishte i vetëm në këtë takim pa ndihmësin Ilir Biturku, i cili ka marrë leje në klub për një problem personal.

– Presidenti i Laçit nuk ishte prezent, ndërsa Edmond Hasanbelliu, si zakonisht e ndoqi nga tribuna këtë përballje.

teita laciif

– Begeja që në fillim të takimit është shumë energjik, teksa këshillon skuadrën. “Afrohuni dhe mos lini hapësira”.

– Kur del topi në anësore vonohet për t’u kthyer në fushë, pasi mbledhësit e topave janë në një vend.

– Një tifoz nxehet me Çyrben: “Ome do luash fort ti”?, kapiteni i kthehet nga fusha: “Do vish të luash ti”, gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi.

– Në pjesën e parë, Ansi Nikaj nuk ishte nivelin e kërkuar ndërsa një nga tifozët e kurbinasve ironizon: “Po Nika luan?”.

– Pas një rasti flagrant të humbur nga Latif, një nga tifozët e kurbinasve bën humor: “Bravo, pas ndeshjes do pimë kafe”.

– Mezani surprizon në pjesën e dytë, pasi Shtubina luan si mbrojtës i djathtë, teksa shpesh është i pakënaqur nga loja e lojtarëve të tij.

– Në minutën e 58-të laçianët protestojnë për penallti, ndërsa trajneri Mezani kthehet nga pankina: “Po ky mo çfarë bën kështu”.

– Në momentin që trajneri Begeja zëvendëson Latif me Peqinin, tifozët e duartrokasin: “Shyqyr se ky fle gjumë në fushë”.

– Hakaj humbet një mundësi të mirë për të shënuar. Kaq mjafton që tifozët kurbinas të ironizojnë: “Ky sikur është me ne mo vlla”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"