PIKANTE| Apolonia-Bylis/ Nga “derbi i qarkut” në “derbin e jugut”, Kolela dhe Dovedan me nerva gjatë ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2020 | 15:06

PIKANTE| Apolonia-Bylis/ Nga “derbi i qarkut” në “derbin e jugut”, Kolela dhe Dovedan me nerva gjatë ndeshjes

“Panorama Sport” ju sjell momentet më të veçanta të sfidës së djeshme Apolonia-Bylis: 
124591111_3507073329349274_369098852958410824_o
* Nëse në zhargonin tradicional sportiv, Apolonia-Bylis është quajtur “derbi i Qarkut”, këtë sezon meriton pagëzimin si “derbi i Jugut”, pasi janë të vetmet skuadra që përfaqësojnë Jugun e Shqipërisë në Superligë.

* Organizim korrekt dhe masa të larta për sigurinë e protokollit shëndetësor nga ana e klubit fierak, si dhe për respektimin e kuotës së përcaktuar për numrin e të pranishmëve në stadium.

* Të pranishëm në stadiumin “Loni Papuçiu” kanë qenë edhe presidentët e të dyja skuadrave, Koço Kokëdhima i Apolonisë dhe Besnik Kapllanaj i Bylisit.

* Në stadiumin “Loni Papuçiu”, Apolonia luan ndeshjen e parë në Superligë pas 5 vjetësh, 4 muaj e 14 ditë. Herën e fundit në Superiore fierakët kanë luajtur më 22 maj 2015, humbje 1-4 me Laçin.
KOLELA
* Trajneri Xhovani Kolela është shfaqur impulsiv sidomos pjesën e dytë. Në minutën e 54-të, pas një ndërhyrje të Alan ndaj Ejoh, trajneri i Apolonisë ka lëshuar një sharje italisht: “Che c…o” ndaj vendimit të gjyqtarit për të vazhduar lojën.

* Në minutën e 80-të, Kolela i bërtet Zogës për një pasim të gabuar, pastaj i kërkon Harizajt të luajë më shpejt, pastaj përgëzon Haxhiun: “Bravo, Rimal!”.

* Në minutën e 89-të, është radha e trajnerit Dovedan të nervozohet. Ai proteston për një vendim të anësorit Koreshi, që nxjerr pozicion jashtë loje Muratajn. Trajneri i Bylisit i bërtet: “Ooooooo” anësorit dhe i bën gjeste me duar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"