“Pika e marrë në derbi është e titullit për Tiranën”, Shkëlqim Muça: Mungesa e Sormanit ndikoi pozitivisht te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 22:55

“Pika e marrë në derbi është e titullit për Tiranën”, Shkëlqim Muça: Mungesa e Sormanit ndikoi pozitivisht te Partizani

Shkëlqim Muça është shprehur se barazimi që mori Tirana në derbi është si fitore për bardheblutë, pasi shton se me këtë pikë të marrë ata janë shumë afër me titullin.Muca

Gjithashtu në analizën e bërë, Muça është shprehur se Partizanit i bëri mirë ajo mungesë e Sorm,anit në stol, pasi lojtarët nuk kishin presion.

“Partizani kishte dy ndeshje që duhej të merrte maksimumin, si me Bylisin si me Tiranë. Te Tirana ambienti nuk është i qetë. Ato që ndodhën në javët e fundit, ndikuan jo pak te ekipi, pasi pamë një ekip që nuk ishte i qetë, të dominonte ashtu siç e kishim parë në ndeshjet e tjera. Partizani në debri në pjesën  e dytë ishte një ekip më kërkues.

Kjo ndoshta se në stol kishte shokët dhe jo presion e trajnerit. Mungesa e Sormanit ndikoi shumë mirë te ekipi. Me pak zgjuarsi Partizani mund ta kishte fituar ndeshjet. Ajo një pikë e marrë në derbi, është e titullit për Tiranën.

Zëvendësimet e Egbosë? Gjithmonë ka bërë zëvendësime të cilat i kanë dalë për mirë. Muçin e kam parë shumë pak në fushë. Më vjen keq, që nuk e kam parë Muçin më shumë në fushë. Situata u kalua te Tirana me pikën e marrë dhe tani është shumë afër me titullin. Ky barazim ishte si fitore për bardheblutë.

Pritej një ndeshje me më shumë ritëm, siç kanë qenë derbit e kaluar. Ishte shumë ndryshe nga ai i pari. Partizanit në këtë ndeshje i duhej me çdo kusht fitorja. Tiranës i bënte shumë punë edhe një pikë.”, u shpreh Muça për “Rubrika Sportive”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"