Pigoni çoi çështjen në Fifa: Prita për muaj të tërë, ja e vërteta e borxhit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2015 | 16:46

Pigoni çoi çështjen në Fifa: Prita për muaj të tërë, ja e vërteta e borxhit

pigoniFrançesko Pigoni është në pritje të parave. Ish-mbrojtësi i Tiranës, në një bisedë për “Panorama Sport” tregon se klubi i detyrohet afro 12 mijë euro, për disa paga të prapambetura.

Nga ana tjetër, lojtari konfirmon se, pas fitimit të çështjes në FIFA, përfaqësuesit e tij ligjorë arritën një pakt me bardheblutë, që shuma në fjalë të jepej me këste.

“Fatkeqësisht, nuk më kanë paguar për disa muaj! Kam pritur për një kohë të gjatë, por ato parà kurrë nuk m’i dhanë. Kjo më detyroi që të hapja një çështje në FIFA, proces që më dha mua të drejtë në fund. Tani jam ende në pritje për të marrë atë më takon. Përfaqësuesit e mi ligjorë kanë folur me ata të Tiranës, ndaj pres që t’i marr sa më shpejt dhe brenda afatit të përcaktuar”, kështu deklaroi Pigoni, duke konfirmuar atë që një ditë më parë gazeta ka shkruar.

FIFA, pak ditë më parë, ka dërguar një shkresë në zyrat e bardhebluve, ku i komunikojnë se duhet t’i paguajnë afro 12 mijë euro brenda një afati të përcaktuar, në të kundërt rreziku do të jetë i madh, që shkon deri në heqje pikësh.

Pigoni ka qenë në radhët e kryeqytetasve në sezonin 2012-2013 dhe ka luajtur jo më shumë se 7 ndeshje gjatë aventurës në Shqipëri. Në rast se skuadra do arrijë të kualifikohet në Ligën e Europës (gjithnjë nëse renditet e 4-ta dhe Kukësi fiton finalen e Kupës së Shqipërisë), atëherë nga shuma që përfitohet prej pjesëmarrjes, paratë kalojnë me vendim të FIFA-s menjëherë në llogarinë e lojtarëve që u detyrohen dhe që kanë fituar çdo proces gjyqësor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"