Pica me shokët pasi iku, Gashi rrëfen “ëndrrën amerikane”: E pashë veten në një grataçelë, në SHBA duan maksimumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 18:27

Pica me shokët pasi iku, Gashi rrëfen “ëndrrën amerikane”: E pashë veten në një grataçelë, në SHBA duan maksimumin

Futbollisti i kombëtares sonë Shkëlzen Gashi rrëfen për herë të parë karrierën dhe përshtypjet e tij nga SHBA-ja ku luajti për gati 3 vite me Kolorado Rapids.

shkelzen gashi

Në një intervistë për media zvicerane, futbollisti më i ri i Araut tregon se në SHBA është ndjerë tepër i famshëm teksa është e lehtë sipas tij të lësh gjurmë në futbollin amerikan. Nga ana tjetër, Gashi i cili rikthehet në Zvicër pas 4 vitesh zbulon se u përshëndet në mënyrën më të mirë me shokët e Kolorados duke i qerasur sipas mënyrës shqiptare.

Arsyeja se përse zgjodhi Araun: Instikti im ka qenë gjithmonë këshilluesi im brenda dhe jashtë fushe. Ai më tregoi që Arau është klubi i duhur ku duhet të shkoja. Që kur jam larguar nga këtu në 2012, jam pjekur shumë dhe dua tani të ndihmojs skuadrës të ngjitet në Superligën Zvicerane, sepse e ka vendin atje.

gashi

Ndarja miqësore me shokët e skuadrës së Kolorados, qerasja me pica: Nuk mund të them se më hoqën, është mënyra e punës në futbollin amerikan. Por, është e vërtetë që shumë lojtarë atje nuk do të bënin një gjë të tillë si unë. Ishte e rëndësishme të tregoja se po largohesha me përshtypjet më të mira dhe t’i falenderoja për 3 vitet e mrekullueshme.

Futbolli në SHBA: Amerikanët medojnë gjithmonë për gjëra të mëdha, janë gati të shkojnë të karikuar maksimalisht për çdo gjë. Për ta, asgjë nuk është e pamundur. Maksimumi duhet të jetë synimi i të gjithëve. The Americans think big, alëays go full throttle, nothing is impossible – that’s exactly hoë I tick. The maximum must alëays be the goal.

shkelzen gashi

Të qenit një yll në futbollin amerikan: Kur po kalojë një ditë me makinë në Denver, pashë një posterin tim të madh në një grataçelë. Edhe kur luaja basketboll, spikeri më prezantonte: ‘Po hyn Gashi!’ dhe publiku filloi të duartrokiste. Janë përvoja të mrekullueshme”, përfundoi Gashi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"