“Pezullimi” nga RTSH, reagon gazetarja Elezi: Ja e vërteta!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2017 | 19:47

“Pezullimi” nga RTSH, reagon gazetarja Elezi: Ja e vërteta!

Pejana Elezi, gazetarja bukuroshe e TVSH-së ka deklaruar se vazhdon punën normalisht në këtë institucion dhe nuk ka pasur asnjë masë ndaj saj. “Jam habitur kur kam parë lajmin se më kanë larguar nga puna. Nuk është e vërtetë. Jam pjesë e RTSH-së dhe kam vazhduar punën si normalisht.

22053146_10213027021006793_88218759_n

 

Sa i përket videos që qarkullon në portale, po ju them se ne nuk kishim asnjë lidhje me festën e Skënderbeut pas fitores me Partizanin. Kam qenë aty me miqtë e mi dhe kolegë, por nuk kam asnjë lidhje me Skënderbeun.

Rastisi që në të njëjtin ambjent të ishin edhe pjesëtarë të klubit të Skënderbeut, por kjo nuk do të thotë aspak se kemi qenë së bashku me ta. Gjithnjë e kam bërë detyrën time me profesionalizëm dhe nuk lejoj askënd që të më cenojë në këtë pikë”, deklaroi Elezi ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"