Pezullimi ndihmon Tomorin, beratasit në ndeshjet finale do të kenë të gatshëm sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 12:10

Pezullimi ndihmon Tomorin, beratasit në ndeshjet finale do të kenë të gatshëm sulmuesin

Tomorin në një farë mënyre e ka ndihmuar pezullimi i kampionatit, pasi në finalen e tij do të ketë të gatshëm edhe sulmuesin Estref Daullexhiu. Futbollisti beratas i mungon skuadrës që prej muajit dhjetor të vitit kaluar, në ndeshjen me Tepelenën, ku edhe ka shënuar.Tomori-2

Daullexhiu ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndërprerja e detyruar e kampionatit i ka shërbyer shumë sulmuesit me eksperiencë që të rikuperohet plotësisht. Ai mezi pret të zbresë në fushë pas një kohe të gjatë shkëputje. Për “Panorama Sport”, autori i 6 golave në kampionat është shprehur: “Nuk e mohoj aspak faktin që ndërprerja e kampionatit më ka ndihmuar dhe ka qenë plotësisht në shërbimin tim. Jo vetëm që e kam kaluar plotësisht dëmtimin pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Kam nisur stërvitjen me vrapime dhe aerobi dhe kur të bashkohem me skuadrën, do të jem i gati për lojë. Shpresoj që me golat e mi në fazën finale të këtij kampionati ta ndihmoj Tomorin për rikthimin në Kategorinë e Parë”. Beratasit kryesojnë Grupin e Jugut në Kategorinë e Parë dhe janë favoritë kryesorë për kthimin në të Parën. Rivalët e tyre janë Albpteroli dhe Maliqi.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"