Pezullimi i trajnerit Duro, Komisioni i Disiplinës me dy standarte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 16:48

Pezullimi i trajnerit Duro, Komisioni i Disiplinës me dy standarte

Të akuzosh një arbitër si të korruptuar nuk është normale, sidomos kur deklarata të tilla vijnë nga trajnerë, të cilët drejtojnë në elitën e futbollit shqiptar dhe dënimi i tyre duhet të jetë normal. Shpëtim Duro u dënua dje nga Komisioni i Disiplinës me dy ndeshje pezullim dhe 100 mijë lekë gjobë pas akuzave të rënda që hodhi në drejtim të dy arbitrave.

komisioni

Deri këtu gjithçka është në rregull, por përse ky komision që vepron brenda FSHF-së nuk dënon edhe klubin e Kukësit, i cili akuzoi pak ditë më parë hapur arbitrin që ka stemën e FIFA-s në vendin tonë, Enea Jorgjin si të shitur? Përse nuk reagoi Shoqata e Arbitrave, kur klube të tjera shpallin “non-grata” arbitra të veçantë dhe kërkojnë që të mos gjykohen më nga ata në ndeshjet që do të luajnë.

duro

Përse Komisioni i Disiplinës nuk dënon presidentët që kanë akuzuar hapur gjyqtarë të ndryshëm për dëmtime të skuadrave të tyre? Edhe ato deklarata kanë qenë publike, ashtu si ajo e Duros, ndaj të cilit u mor masë. Gjithsesi, do të shihet nëse të ardhmen komisioni përkatës do të reagojë me të njëjtin standard, pasi deri më tani nuk e ka bërë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"