“Pezullimi i kampionatit na përmirëson në anën psikologjike”, Mala: Ja ku e shikoj veten në të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 17:23

“Pezullimi i kampionatit na përmirëson në anën psikologjike”, Mala: Ja ku e shikoj veten në të ardhmen

Esat Mala ishte një nga lojtarët më të mirë te Partizani në sezonin e kaluar, që kulmoi edhe me titullin kampion në fund.esat mala

Megjithatë shumë i vështirë ka qenë ky sezon për mesfushorin, i cili për shkak të disa problemeve me drejtuesit, është detyruar të luajë me ekipin e të rinjve.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, Mala është shprehur se ky është një moment shumë i vështirë, por mund ta përmirësojë Partizanin në anën psikologjike. “Nuk e kemi menduar që izolimi do zgjasë kaq shumë. Klubi është kujdesur që të mos ngelemi prapa, duke u stërvitur online. Në këto ditë, këto që bëjmë në stërvitje janë të mira.

Komunikojmë me të gjithë. Unë pamundësinë për të pasur një fushë ose oborr, e ka, shfrytëzuar duke bërë vrap jashtë, duke shkuar në mal ose diku tjetër. Pse edhe ne mos të bëjmë si Bajerni dhe të nisim stërvitjen. Por ne po bëjmë stërvitjen online dhe jemi duke pritur. Kjo e virusit erdhi si e papritur, sapo isha kthyer dhe po stërvitesha dita-ditës, për tu përshtatur.

Ndalesa favorizim për Partizanin? E gjitha që mund të fitojmë tani është nga ana psikologjike dhe të qetësohemi. Duhet të kthehemi aty ku kemi qenë.esat mala

Ku e shikon veten në të ardhmen? Nuk e di , e shikoj veten në një kampionat më të fortë, ku të tregoj veten time. Dua të ec hap pas hapi dhe të arrij në kampionatet më të mëdha.

Skuadra? Nuk e di çfarë nuk po shkonte te ekipi. Po bënim ndeshje shumë të mira, por më pas erdhi një ngërç. Mendoj se kjo ndalesë mund të na përmirësojë në anën psikologjike.”, u shpreh Mala për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"