Pezullime dhe dëmtime, kombëtarja ka një listë me… mungesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 14:30

Pezullime dhe dëmtime, kombëtarja ka një listë me… mungesa

Tetë lojtarë nuk janë të gatshëm për ndeshjen e sotme për shkaqe pezullimesh dhe dëmtimesh. Bëhet fjalë për emra të rëndësishëm, duke filluar nga mbrojtësi Elseid Hysaj, që për shkak kartonësh është i pezulluar.

hysaj

E njëjta gjë edhe për Migjen Bashën, ndërsa të tjerë si Lenjani, Ramadani, Sadiku, Roshi dhe Abrashi vuajnë prej dëmtimeve. Një rast i paprecedent është ai i mbrojtësit të djathtë, Ivan Balliu, i cili nuk u lejua nga klubi francez i Metzit me argumentin se ftesa e FSHFsë nuk ka mbërritur 14 ditë para siç e ka rregullorja e FIFAs. Ndërkohë, edhe pse ka kaluar dëmtimin, duke u rikthyer prej javësh si titullar në kampionatin turk, Panuçi nuk e grumbulloi Cikalleshin.

sit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"