Pezullime dhe dëmtime, Cungu në “stres”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2020 | 20:01

Pezullime dhe dëmtime, Cungu në “stres”

Barazimi nuk bëhet “dramë” në Laç, por tashmë gabimet janë të ndaluara. Kur kanë mbetur edhe 9 javë për t’u luajtur, llogaritë do të bëhen me shumë kujdes. Kurbinasit nuk duan që ta diskutojnë zonën “Euro”, ndaj kthesa do të kërkohet direkt me Vllazninë.
lacii
Edhe pse luajnë në shtëpi, mbetet një 90- minutësh delikat. Shkodranët dinë t’i sfidojnë problemet, e sidomos kur janë në transfertë. Kështu vepruan edhe në Vlorë. Këtë gjë e di më së miri Armando Cungu, i cili e njeh fare mirë mentalitetin e ish-ekipit. Ndaj edhe “stresi” para javës së 28- të është prezent, pasi trajnerit do i duhet të bëjë planet pa tre titullarë.

Zyrtarisht e humbasin takimin e së dielës Abdurrahman Fangaj, Julian Shehu dhe Regi Lushkja. Ata kanë plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe rrjedhimisht janë të pezulluar. Ankth ka edhe për Kirian Nuabuezen, kryegolashënuesin e Kategorisë Superiore. Autori i 17 rrjetave me Laçin mbetet ende pezull. Edhe pse ishte i pranishëm në protokollin e ndeshjes me Teutën, dëmtimi në gju nuk ka kaluar tërësisht.

Koha në dispozicion është e vogël, ndaj rrezikon që sulmuesi me pasaportë amerikane të mos aktivizohet as të dielën. E megjithatë, kurbinasit nuk i humbin shpresat. Këto ditë do të jenë përcaktuese për rikuperimin e plotë të “bomberit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"