Petkoviç: Mungon vlerësimi ndaj nesh, ja si do të luajmë ndaj Serbisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2018 | 23:36

Petkoviç: Mungon vlerësimi ndaj nesh, ja si do të luajmë ndaj Serbisë

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç përgëzoi lojtarët e tij për atë çka dhanë në fushë në sfidën ndaj Brazilit. 54-vjeçari u duk i kënaqur nga rezultati dhe nga paraqitja e skuadrës, si dhe deklaroi se në shumicën e rasteve nuk i marrin seriozisht. Petkoviç premtoi se skuadra e tij do të luajë me të njëjtën mënyrë edhe ndaj Serbisë.

GettyImages-977136990-780x439

“Ndonjëherë mungon vlerësimi ndaj ndesh dhe mendoj se kjo është keq sepse shumë herë ne luajmë shumë mirë. Ne kemi humbur vetëm një herë në kualifikime. Kemi treguar se ky ekip gjithmonë beson në vete dhe luan mirë do të luajmë me të njëjtën forcë dhe dëshirë edhe kundër Serbisë  , u shpreh Petkoviç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"