Pësuan disfatën e parë në kampionat, flet trajneri i Bylisit: Të mos e bëjmë dramë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 14:37

Pësuan disfatën e parë në kampionat, flet trajneri i Bylisit: Të mos e bëjmë dramë

Bylisi u mund. E para humbje pas 9 javësh, ndaj Jeton Beqiri ka të drejtë të mos e bëjë dramë. Trajneri pas ndeshjes tha:

JETON BEQIRI

“Së pari dua t’i uroj fitoren Shkumbinit, pasi besoj se ata në këtë ndeshje e deshën më shumë se ne fitoren. Në ndryshim nga ne, ata i shfrytëzuan mundësitë për gol, ndërsa gabuam edhe në situatat në mbrojtje.

Kampionati vazhdon dhe nuk kemi pse e bëjmë dramë këtë humbje. Do të bëjmë analizë dhe do të tentojmë kthesën të dielën në fushën tonë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"