Pësuan 12 gola në ndeshjen e parë, trajneri i Sopotit: Duam kualifikimin ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2017 | 9:36

Pësuan 12 gola në ndeshjen e parë, trajneri i Sopotit: Duam kualifikimin ndaj Laçit

Sopoti luan sot në Laç ndeshjen e kthimit për Kupë pa pretendime. 12 gola të pësuar e bëjnë përmbysjen një ëndërr të parealizueshme. Por te librazhdasit këtë rezultat e kanë marrë me sportivitet. Vetë trajneri Klajdi Kënga, i pyetur se cili është objektivi i tij në këtë ndeshje, përgjigjet duke bërë shaka:

Sopoti

“Të kualifikohemi, por na duhet pak fat për këtë gjë”. Përtej humorit, 26-vjeçari i pankinës librazhdase thekson se lojtarëve do t’u kërkojë të japin me të mirën për t’u shfaqur dhe për të treguar se kanë shpresa për të ardhmen e tyre.

“Do u jap minuta edhe atyre që s’kanë pasur hapësirë në miqësoret e luajtura. Sopoti është një ekip me moshë mesatare 19 vjeç kështu që jemi duke u rritur. Çdo gjë do na shërbejë për të ardhmen që pas 2-3 vitesh të kemi një ekip që të pretendojë ngjitjen në të Parën me lojtarë totalisht vendas”, tha trajneri.

LEAR HYKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"