“Pësuam dy gola nga gabime foshnjarake”, Jonuz: Besoj te kualifikimi ndaj Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 17:08

“Pësuam dy gola nga gabime foshnjarake”, Jonuz: Besoj te kualifikimi ndaj Flamurtarit

Vllaznia barazoi 2-2 ndaj Flamurtarit ditën e sotme, në sfidën e vlefshme për 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët rikuperuan disavantazhin e dy golave, duke marrë kështu një barazim shumë të vështirë.Mirsad-Jonuz-696x391

Pas përfundimit të ndeshjes, ka folur Mirsad Jonuz, i cili u shpreh se pësuan dy gola nga gabime foshnjarake: “Ishte një ndeshje që nuk shkoi ashtu siç duhej. Kemi pësuar dy gola nga dy gabime foshnjarake të lojtarëve tanë dhe kjo është e pafalshme.

Kishim lënë pushim disa nga titullarët, por ky nuk është një justifikim. Duhej ta interpretonim ndryshe lojën. Kishim disa raste të tjera shënimi pas golit të dytë, por nuk ia dolëm të ishim të saktë.

Sidorenko luajti 90 minuta ditën e sotme, por ishte i pafat para portës, ndonëse u përpoq shumë. Duhet të përmirësohemi dhe më mirë që ndodhi kjo sot. Unë besoj te kualifkimi në ndehsjen e radhës, ku do të luajmë me formacionin e plotë.”, u shpreh Jonuz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"