Pëson 4 gola pas shumë vitesh, De Biazi: Tani po më vjen turp!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2017 | 23:06

Pëson 4 gola pas shumë vitesh, De Biazi: Tani po më vjen turp!

Nuk ka arritur dot të mbajë ritmin e rezultateve pozitive trajneri Xhani De Biazi dhe Alaveshi i tij. Pas fitores një javë më parë, këtë herë ka pësuar një humbje me goleadë. Katër me një në favor të Getafes, që tregojnë momentin e vështirë që po kalon ekipi i De Biazit, por edhe vetë trajneri. Nuk mbahet mend se sa kohë kanë kaluar nga ndeshja e fundit kur ai ka pësuar për herë të parë katër gola.

de biazi

Nën drejtimin e Kombëtares shqiptare kjo nuk ndodhi asnjëherë dhe maksimumi i golave të pësuar ishin 3. Mirëpo, dje ndeshja për Alaveshin nisi si një malore e vërtetë, sepse Bergara pas gjashtë minutash dhe Molina në minutën e nëntë shënuan duke i dërguar shifrat në dy me zero. Alaveshi e kishte të vështirë të reagonte dhe Angel shënon një dopietë në pjesën e dytë të ndeshjes. Alaveshi shënon vetëm 1 gol në fundin e ndeshjes, por ishte shumë pak për të shmangur turpin.

DE BIAZI- Trajneri është rebeluar shumë me rezultatin e ndeshjes dhe mënyrën se si luajti skuadra e tij. “E kishim përgatitur ndeshjen shumë mirë, por nuk i bëmë ato që kemi bërë në stërvitje. Goli i parë ishte për fajin tonë, ndërsa penalltia na ‘vrau’. Ishte shumë bujare nga ana e arbitrit, por ata e merituan fitoren. Më vjen turp nga kjo situatë ku ndodhemi, por duhet të reagojmë patjetër në ndeshjen e ardhshme”, ka thënë ish-trajneri i Shqipërisë pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"