Pësoi tre nga Mesi por fitoi garën me të gjithë shokët në kombëtare. Portieri nuk e fsheh emocionin: Ëndrra ime u bë realitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 16:01

Pësoi tre nga Mesi por fitoi garën me të gjithë shokët në kombëtare. Portieri nuk e fsheh emocionin: Ëndrra ime u bë realitet

Argjentina zhvilloi një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Kuraçaos këtë të martë në darkë, duke fituar me shifrat e thella 7-0. Lionel Mesi ishte protagonisti absolut me 3 golat e tij në këtë duel, por gjithsesi ka gjetur mënyrën se si të bëjë të lumtur portierin kundërshtar.

sdfsdfsfssffsd

Eloi Rum, portieri i Kuraçaos, ka qenë fatlumi mes 23 lojtarëve që ka marrë në fund të sfidës fanellën e numrit 10 të Argjentinës. Mediat argjentinase kanë zbuluar se para sfidës, të 23 lojtarët e përfaqësueses kundërshtare i kishin kërkuar Mesit fanellën e tij, pro në fund ishte portieri ai që e mori në mbyllje të takimit.

sdfsdfsdfsdsdfsdf

Lojtari i cili luan në MLS me Kolumbus, ishte shumë entuziast pas sfidës, edhe pse e mbylli me një thes me gola. “Fanella e Mesit është me të vërtetë speciale. Është e pabesueshme, është një ëndërr që bëhet realitet. Të gjithë janë tifozë të Mesit dhe tani unë kam luajtur kundër tij:”, tha portieri për mediat pas ndeshjes, duke mos ngurruar të tallej se do të flinte me atë fanellë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"