Pësoi tërheqje muskulore, ja sa pritet të mungojë Halandi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 9:30

Pësoi tërheqje muskulore, ja sa pritet të mungojë Halandi

Borusia e Dortmundit mund të humbasë për një periudhë të gjatë shërbimet e sulmuesit të saj kryesor. Erling Haland doli nga fusha e lojës i dëmtuar në ndeshjen ndaj Hofenhaimit.

HALAND

Një ditë pas, lojtari u shfaq në klinikën e klubit me një letër në dorë. Vetëm dje u bë me dije diagnoza e vërtetë e tij. Në fillim u mendua për një problem muskulor, por që në orët në vazhdim u kthye në një tërheqje muskulore.

Kjo do të bënte që norvegjezi të mungojë të paktën një muaj duke humbur duele të rëndësishme në kampionat. Borusia kishte nisur sulmin ndaj Bajernit për të qenë sa më pranë në tabelë dhe kjo falë Halandit që nuk mungonte në shënimin e golave.

Tani duket se gjithçka do të bëhet më e vështirë për verdhezinjtë që duhet të bëjnë pa sulmuesin e tyre kryesor, i cili dëmtohet për të dytën herë gjatë këtij sezoni. Kujtojmë që ai mungoi edhe në periudhën tetor-dhjetor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"