Pësoi një humbje të thellë përballë Gjermanisë, reagon Mançini: E turpshme ta mbyllnim në këtë mënyrë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 23:04

Pësoi një humbje të thellë përballë Gjermanisë, reagon Mançini: E turpshme ta mbyllnim në këtë mënyrë…

Italia pësoi një humbje turpëruese përballë Gjermanisë në transfertë me shifrat e thella 5-2. Pas sfidës, trajneri i “Axurrëve”, Roberto Mançini, reagoi për këtë disfatë, i cili nuk e fshehu zhgënjimin.

mancini

“Është një turp që ta mbyllim kështu. Ata janë të fort dhe ne dimë këtë, por ne i lamë ata që të luanim. Më vjen keq që e mbyllëm kështu, por grupi i Ligës së Kombeve është ende i hapur. Kishte gabime, ne nuk mbrojtëm si një skuadër. Kemi hyrë një rrugë që gjërat do të jenë të vështira”, ishin fjalët e Mançinit.

Italia renditet në vendin e tretë të Grupit 3 në Ligën A me 5 pikë, pas Gjermanisë e cila ndodhet me 6 dhe Hungaria në vendin e parë me 7, ndërsa Anglia ndodhet në vendin e fundit me 2 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"